1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E diel: Shtypi i huaj javor për zhvillimet në BE dhe Angela Merkel

4 Qershor 2005

Shtypi javor ndërkombëtar më së shumti merret me krizën e Bashkimit Evropian, pas dështimit të referendumit për kushtetutën evropiane në Francë dhe Holandë, si dhe emrimin zyrtar të Angela Merkel për kandidate të opozitës për kancelare gjermane.

https://p.dw.com/p/ArvF

Lidhur me përpjekjet e kancelarit gjerman Gerhard Shrëder për arritjen e një uniteti financiar evropian pas dështimeve të fundit të kushtetutës evropiane, Koriere Dela Sera e Italisë shkruan:

"Në errësirën e krizës evropiane, Gjermanisë i rikujtohet se kush është. Berlini sërish do të që të jetë një qendër prej nga nisen iniciativat dhe ky kthehet secila iniciativë... Shrëder duket se është i gatëshëm që Evropës së humbur t'i dërgojë sinjale për rindarjet dhe ripozicionet. Kancelari Shrëder pohon se kriza e fundit rreth kushtetutës evropiane ka bërë të mundur harmonizimin më të shpejtë të qëndrimeve rreth financave".

Me tone shumë më pesimiste për zhvillimet e ardhëshme evropiane paraqitet komentatori i gazetës franceze Le Mond:

"Dështimi i dyfishtë i kushtetutës evropiane hapë një krizë të thellë të Evropës. Edhe në qoftë se Bashimi Evropian vazhdon të funksionojë sipas marrveshjes së Nicës, elani politik është thyer. Evropa të cilës edhe ashtu i mungonte dinamika, tashti do të jetë e rrethuar me dyshime. Kthimi i vendeve anëtare tek interesat kombëtare, kërcënon gjithandej edhe me shkatërrimin e shpirtit evropian".

Me tone të ngjashme shprehet edhe komentatori i gazetës tejtër franceze, Liberasion:

"Janë kthyer interesat kombëtare. Me jo - në e tyre francezët duan ta vazhdojnë modelin e tyre social, ndërsa holandezët përpiqen ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Luksemburgu është i brengosur për mundësinë e humbjes së parajsës së vet tatimore, ndërkohë që gjermanët ëndërrojnë rikthimin e markës së tyre. Të gjitha këto sinjale flasin për vendosjen në plan të parë të interesave kombëtare. Kjo shkon aq larg sa që duhet pasur frikë nga mundësia e forcimit të nacionalizmave".

Për gazetën britanike The Tajms ekzistojnë dallime shumë të qarta mes jo-së franceze dhe asaj holandeze:

"Përderisa francezët theksuan frustrimet e tyre të shumta me presidentin dhe qeverinë, holandezët votuan kundër zhvillimeve në Bashkimin Evropian. Prandaj, kjo jo e holandezëve është shumë me e fuqishme se ajo franceze. Ajo kundërshton drejtimin e Bashkimit Evropian, dhe kjo duhet të respektohet".

Për dallim prej këtyre gazetave, komentatori i gazetës daneze Berlingske Tidende, sugjeron se duhet shikuar përpara:

"Harrojeni kushtetutën. Tashti kemi të bëjmë me ruajtjen e Evropës dhe krijimin e një baze për vazhdimin e integrimeve evropiane. Kushtetuta në formën e tanishme është e vdekur. Do të ishte shumë e dëmshme mbajtja artificiale në jetë e ratifikimit dhe vazhdimi i këtij procesi".

Gazeta e Zvicrrës Noje Cyriher Cajtung në dështimin e kushtetutës sheh madje edhe një shans të ri:

"Pas refuzimit të kushtetutës në Francë dhe Holandë, njeriu mund të zbulojë edhe motive serioze pozitive: si për shembull metoda më miqësore dhe më demokratike e bashkëvendosjes. Sidoqoftë, votimi nuk ishte refuzim i Evropës".

Edhe komentatori i Nju Jork Tajms mendon se përkundër zhvillimeve të fundit, nuk duhet hequr dorë nga perspektivat evropiane:

"Evropës tashti i duhet një kohë më e gjatë për vlerësime dhe orientime të reja. Ndoshta kështu është edhe më mirë, por është me rëndësi që anëtaret e reja nga Evropa e mesme dhe lindore të mos fitojnë përshtypjen se janë shndërruar në një ngarkesë të BE. Në vecanti nuk duhet ndërprerë bisedimet për anëtarësim e vendeve sic janë Turqia, Bullgaria ose Rumania".

Më në fund, me këtë temë merret edhe gazeta ruse Komersant, e cila komenton:

"Forcohet përshtypja se me zgjërimin e kufijëve Evropa po shndërrohet në një objekt të padefinuar politik. Në këtë mënyrë humbet imazhi i krijuar për një Bashkim Evropian, si idol të zhvillimeve politike".

Kalojmë tani në komentet e shtypit të huaj lidhur me emrimin e Angela Merkel për kandidate të opozitës për kancelare gjermane. Gazeta e Spanjës El Pais shkruan:

"Angela Merkel më në fund ia doli, ndonëse në matjen e forcave u nis nga pozicione shumë më të dobta se të tjerët. Si një protestante nga lindja ajo s'kishte të bënte fare me renomentë e kristiandemokratëve, të cilët për një kohë të gjatë identifikoheshin me katolikun Helmut Kohl."

Ndërsa gazeta franceze Le Figaro i refereohet politikës së jashtme gjermane në rast fitore të Angela Merkel në zgjedhjet e ardhëshme:

"Angela Merkel nuk është ndonjë eksperte evropiane. Mirëpo ajo lejon të inspirohet prej mentorit të saj Helmut Kohl, i cili gjithnjë ka pasur kujdes që të marrë në konsideratë edhe interesat e vendeve të vogla. Duket se ajo është në gjendje të shtendosë raportet me amerikanët. Kjo mund të pasohet edhe me rikthimin e besimit të shteteve lindore ndaj boshtit Berlin - Pariz".

Dejli Telegraf nga Londra parashikon humbjen e kancelarit Shrëder dhe argumenton:

"Ai po e paguan cmimin e dështimeve të tija që gjermanët t'i bindë për domosdoshmërinë e reformave. Kjo rezulton me frikën e gjermanëve. Froca e lirë puntore nga lindja tashti shikohet në këtë vend si një rrezik edhe më i madh se vet terrorizmi".