Dueli Gjermani-Angli mbyllet me fitoren e kombëtares gjermane
27 Qershor 2010Ekipi gjerman fitoi ndeshjen e sotme me përfaqësuesen e Anglisë me rezultatin 4:1 duke u klasifikuar në këtë mënyrë për çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2010. ´
Në mbrëmje do të përcaktohet edhe kundërshtari i kombëtares gjermane për ndeshjen e së shtunës së ardhëshme më 3.07.2010 pas ndeshjes që luhet sonte Argjentinë-Meksikë.
Miroslav Klose shënoi golin e parë në minutën e 20-të.
Lukas Podolski shënon për herë të dytë në portën e kundërshtarit në minutën e 32-të.
Thomas Müller gjuajti dy herë me sukses në minutat e 67-të dhe të 70-të.
Golin për anglezët e shënoi Matthew Upson (në minutën e 37-të). Goli i Frank Lampardit nuk u njoh prej arbitrit uruguajan Jorge Larrionda.
Pas Italisë dhe Francës edhe Anglezvë u duhet të laroghen nga arena e këtij kampionati. Humbja me rezultatin 4:1 është për anglezët humbja më e thellë që kanë përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e turit të finales në kampionatet botërore.
Autor: Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Pandeli Pani