Dështojnë negociatat e bllokut demokratik në Serbi?! | Ballkani | DW | 04.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dështojnë negociatat e bllokut demokratik në Serbi?!

Negociatat për krijimin e Qeverisë së re serbe janë në prag të dshtimit, sepse të ashtuquajturat forca demokratike nuk po merren vesh rreth ndarjes së posteve. Takimi i fundit mes presidentit Boris Tadiq, kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe kryetarit të partisë G17 plus, Mladjan Dinkiq, përfundoi në një atmosferë mjaft të rëndë. Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohet seanca e parlamentit, ku do të dihet se në cilin drejtim po shkon Serbia.

Vojisllav Koshtunica

Vojisllav Koshtunica

Kriza qeveritare në Serbi po zgjatë gati një vit. Me 21 janar janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, ku i ashtuquajturi bllok demokratik fitoi shumicën e votave. Mirëpo, negociatat për krijimin e Qeverisë së re janë futur në qorrsokak, ndërkohë që afati ligjor për krijimin e qeverisë së re skadon me 15 maj.
Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, në takimin e fundit të zhvilluar të enjëten në mbrëmje, ka pranuar që Koshtunica të mbetet kryeministër. Tadiq ka pranuar që Partia Demokratike e Serbisë, të mbajë edhe postin e minostrit të policisë, por Koshtunica kërkon edhe kontrollin e shërbimit sekret dhe postin e ministrit të komunikacionit. Kjo kërkesë është hedhur kategorikisht poshtë.
Analistët në Beograd thonë se mundësia për marrveshje mes partive të të ashtuquajturit bllok demokratik, është më larg se kurrë më parë. Kjo për faktin se takimi i fundit mes Tadiqit, kryeministrit Koshtunica dhe liderit të G17 plus Dinkiq, jo vetëm që nuk solli marrveshje, por përfundoi në një afmosferë shumë të elektrizuar.
Ndërkohë, kryesuesja e përkohshme e parlamentit, socialistja Borka Vuçiq, ka caktuar që ditën e hënë të zhvillohet seanca e parlamentit të Serbisë. Presidenti Tadiq, i cili duhet të propozojë mandatarin e ri, nuk është konsultuar për këtë vendim. Analistët thonë se socialistët nuk guxojnë që krye më vete të marrin një vendim të këtillë. Prandaj dyshojnë se caktimi i seancës së parlamentit, është bërë me marrveshje mes Koshtunicës, Radikalëve të ultranacionalstit Vojisllav Sheshel, i cili në Hagë përgjigjet për krime lufte, dhe socialistëve.
Kohët e fundit disa herë është folur hapur për mundësinë që Koshtunica të futet në koalicion me bllokun nacionalist, apo që radikalët dhe socialistët të mbështesin qeverinë e tij pakicë.
Kjo qeveri pakicë do të funksiononte deri në fund të vitit, kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale.
Analistët thonë se qëllimi i bllokut nacionalist është margjinalizimi i plotë i presidentit Tadiq dhe partisë së tij, në mënyrë që në zgjedhjet e reja të mos ketë asnjë shans për fitore. Radikalët dhe socialistët shpresojnë, se në këtë mënyrë do të fitonin të gjitha strukturat e pushtetit. Mundësia tjetër është që menjëherë, me 15 maj, të shkarkohet parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

  • Data 04.05.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW2
  • Data 04.05.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArW2
Reklamë