1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Burri i vogël, por i madh i Kombeve të Bashkuara

Helle Jeppesen15 Shtator 2005

Kofi Annan mishëron dinjitetin, vizionin dhe arsyen

https://p.dw.com/p/ArO1
Fotografi: AP

Askush nuk mishëron OKB-në siç e mëshiron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Dhe nëqoftëse dokumenti përfundimtar i samitit të OKB-së u realizua para se kryetarët e shteteve të mblidheshin dje në Nju Jork, ajo i dedikohet në rradhë të parë, përpjekjeve të palodhura të Sekretarit të Përgjithshëm në bisedimet e gjata dhe të vështira, që u zhvilluan deri në momentin e fundit.

Po si e shohin kryetarët e shteteve dhe punonjësit e tij Kofi Annanin? E përshëndes marrëveshjen, që u arrit dje dhe fjalimin e sotëm të Kofi Annan, Sekretarit të përgjithshëm. Dhe besoj, se ajo u arrit në në rradhë të parë falë Kofi Annanit. Ne të gjithë i jemi shumë mirënjohës. Në rradhë të parë, se ai ka vizionin e nevojshëm dhe së dyti sepse ia ka arritur, të bëjë lëvizjen e domosdoshme, për të vënë në lëvizje shtetet anëtare."
Kryeministri irlandez, Bertie Ahern nuk i kurseu lëvdatat, kur doli dje para shtypit në samitin e OKB-së. "Shumë nga delegacionet, të cilat janë përpjekur për dokumentin perfundimtar, janë të lehtësuara, që ai u arrit. Në fakt me shkurtime, por jo me pasojat katastrofale siç ishte droja fillestare."
Shumë vetë thonë se Kofi Annan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka një aura që rrezaton arsye, dinjitet dhe pastërti. Edhe atij, që nuk e ka takuar kurrë personalisht, i bën përshtypje paraqitja e tij. Dhe ai që e ka takuar fare pak, është i mrekulluar.
"Dhe kur kaloi pranë meje, ngrita kokën, për të parë në se me kishte vënë re, një punonjëse të thjeshtë. Dhe ai më pa shkurt, më përshëndeti me kokë dhe unë desha në fakt t´i thoja. "Ju mbështes me gjithë zemër." Dha pastaj ai kaloi dhe unë i mbajta për vete mendimet e mia."
Goldie është producente në radion e OKB-së, edhe pse e ndesh rrallë sekretarin e përgjithshëm, ai i bën asaj përshtypje. Ai i prek njerëzit me të cilët bie në kontakt, kështu edhe Aziza Freudlich, praktikante në agjensinë gjermane të lajmeve DPA.
"E kam takuar rastësisht, kur dha një deklaratë pas një seance të KS. Nuk e kisha pritur ta shihja dhe m´u duk shumë simpatik, miqësor."
Punonjësit e tij janë gati të bëjnë thuajse çdo gjë për të. Shumë vetë u prekën personalisht, kur Kofi Annan u sulmua edhe si person, sidomos në mediat amerikane në lidhje me aferën për programin naftë për ushqime.
"Unë e pashë, kur kaloi dhe ndjeva atë dinjitet të pabesueshëm, që rrezaton. Kam përshtypjen se është një njeri shumë shumë dinjitoz, të cilit i kanë bërë padrejtësi, që e kanë përfaqësuar njerëz të gabuar."
Kështu mendon producentja Goldie e radios së OKB-së. Si ajo mendojnë thuajse të gjithë punonjësit e qendrës së OKB-së në Nju Jork. Kofi Annan, sekretari i shtatë i përgjithshëm i OKB-së, u ka hyrë në zemër njerezve të tij menjëherë, që kur mori për herë të parë detyrën 1997, thotë Goldie.
"Unë kam punuar këtu 22 vjet. Dhe pervoja ime është, se ai është një ndër të paktët sekretarë të përgjithshëm, që përzihet me popullin e thjeshtë. Nëqofëse kemi një ditë feste, apo kemi ndonjë aktivitet, ku nuk vijnë shefat dhe ambasadorët, atëherë vjen ai dhe ështe prezent me punonjësit e tij."
Për Yves Sassenrath, analist i resurseve pranë UNDP-së, programin e OKB-së për zhvillimin, burri jo shumë i madh nga shtati, por në fakt shumë i madh, është shefi ideal i OKB-së. Është detyrë e vështirë të jesh shef i një aparati gjigand, me shumë sektorë të ndryshëm. Dhe megjithatë shefi duhet të jetë prezent.
"Kofi Anan është për ne frymëzim me pastërtinë e personit të tij, me durimin, me vizionin e tij. Një vizion që e kupton dhe që nuk është i politizuar. Ai tregon, se me fjalë fare të thjeshta mund të japësh thelbin e gjërave, që janë të rëndësishme për botën. Dhe kjo është puna e OKB-së. Nuk është detyra jone, që t´i bëjmë gjërat më të komplikuara, por t´i bëjmë më të mira për të gjithë. Dhe kjo është ajo që na motivon në punën me Sekretarin e Përgjithshëm."
Kofi Ananit do t´i duhet mbështetja e të gjithëve në ditët e samitit të OKB-së.