Britania Madhe përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE | Ballkani | DW | 08.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Britania Madhe përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE

Londra dëshiron që Maqedoninë një ditë ta shohë si anëtare të plotë të Bashkimit Evropian, por kjo varet nga dinamika e realizimit të reformave, ka deklaruar ministri për çështje evropiane në Forin ofisin britanik, Xhon Hun

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë përkrahas serioz për angazhimet e Maqedonisë në proceset eurointegruese. Londra dëshiron që Maqedoninë një ditë ta sheh si anëtare të plotë të Bashkimit Evropian, por kjo varet nga dinamika e realizimit të reformave, ka deklaruar ministri për çështje evropiane në Forin ofisin britanik, Xhon Hun.

Diplomati britanik nuk u prononcua publikisht për shpalljen e datës së fillimit të negociatave midis Maqedonisë dhe BE-së për anëtarësim. Datat, gjithnjë sipas Hun, nuk janë të rëndësishme as për Bashkimin Evropian e as për shtetet kandidate. I vetmi obligim i shteteve kandidate është që me sukses t'i përfundojnë reformat që kanë të bëjnë me përmbushjen e standardeve të BE-së. Hun ka vrejtur vullnet të sinqertë tek autoritetet e Shkupit për përmbushjen e të gjitha obligimeve si shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vlerëson se të gjitha reformat e filluara, gjatë vitit 2007 do të kristalizohen, andaj ai pret që gjatë këtij viti të caktohet edhe data e fillimit të bisedimeve të drejpërdrejta midis Shkupit dhe Brukselit.

Maqedonia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për heqjen e tatimit të dyfishtë në këmbimin tregëtar midis dy vendeve. Sipas kryeministrit Gruevski, ky dokument do të përmirësojë biznes klimën dhe tërheqjen e investimeve brtanike në Maqedoni. Njëherësh, nënshkrimi i kësaj marrveshjeje gjithnjë sipas Gruevskit do të thotë se Maqedonia është në rrugë të mbarë në afrimin e standardeve evropiane dhe realizimin e reformave të sukseshme.

Gruevski në takimin me ministrin Hun ka hapur edhe çështjen e regjimit të vizave.

“Qytetarët e Maqedonisë kanë probleme serioze me shengen vizat andaj është koha e fundit që të flitet për liberalizimin e regjimit të vizave. Reformat e zbatuara, marrëveshjet për riadmisim dhe përgatitja e pasaportave të reja sipas standardeve evropiane, janë arsye domethënëse për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë,” ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski.

Ministri britanik, Xhon Hun në takimet e ndara me ministrin e punëve të jashtme, Antonio Milloshoski dhe nënkryetarin e Qeverisë, Ymer Selmani ka biseduar edhe për raportin e Komisionit evropian i cili do të publikohet sot e që ka të bëjë me arritjet e Maqedonisë si shtet kandidat për anëtarësim në BE. Jozyrtarisht mësohet se në prjekt tekstin e raportit nuk do të parashihet caktimi i datës së fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE-në, por vetëm theksohen të arriturat në sfera të ndryshme. Raporti gjithashtu përmban edhe një sërë sugjerimesh dhe vrejtjesh që Maqedonia duhet së shpejti ti mënjanojë drejt rrugës së anëtarësimit në BE.

  • Data 08.11.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbM
  • Data 08.11.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbM
Reklamë