1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berisha: Prioritet i prioriteve integrimi euro-atlantik

Ani Ruci31 Tetor 2007

Sipas të dhënave nga një sondazh i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare në Tiranë rezulton se 94 përqind e popullsisë në Shqipëri janë pro integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE.

https://p.dw.com/p/BzWc
Kryeministri Berisha
Kryeministri BerishaFotografi: AP

Shifra është impresionuese dhe më e larta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin në këto dy organizata. Kryeministri i qeverisë së djathtë të Tiranës, Sali Berisha, e ka përcaktuar si prioritet të prioriteve integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, që mbështetet edhe nga një perceptim pozitiv nga shumica dërmuese e popullsisë.

Në konferencën e përvitshme të ambasadorëve te Shqipërisë në botë, që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Berisha e argumenton një perceptim te tillë edhe me qëndrimin e njohur të NATO-s ndaj Kosovës. “Në këtë mbështetje të fuqishme që shqiptarët i japin anëtarësimit në NATO, tha ai në këtë konferencë, ka rolin e vet edhe reagimi i NATO-s në mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës.”

Megjithatë i vetëdijshëm që mbështetja popullore duhet shoqëruar me kryerjen e reformave të kërkuara nga NATO dhe në pergjithësi me performancën politike të Shqipërisë, kryeministri Berisha tha se” Për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, tre vendet e Kartës së Adriatikut, do të jetë vendimtare performance e secilit vend për të marrë ftesën e anëtarësimit.”

Në krye të treguesve për një performancë politike positive të Shqipërisë qëndron për NATO-n kryerja e reformës në Drejtësi. Por mes maxhorancës dhe opozitës ka mosmarrëveshje të thella lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Republikës, Theodhori Sollaku, që kanë sjellë ngrirjen e procesit të reformimit të Drejtësisë.

Çfarë pritet të bëjnë ambasadat shqiptare në botë?

Kryeministri Berisha një situatë të tillë ka përmendur para ambasadorëve punën për të pajisur qytetarët e Shqipërisë me karta identiteti dhe përpiluar regjistrimin elektronik të gjendjes civile, hapa këto që i sherbejnë reformës zgjedhore, po kaq e domosdoshme sa ajo në drejtësi

Qeveria e Tiranes shpreson të marre një ftesë për anëtarësim në Samitin e ardhshëm të NATO-s, që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2008 në Bukuresht.

Në harkun kohor të disa muajve aktorëve politikë të Tiranës do t'u duhet të kapërcejnë mosmarrveshjet mes tyre dhe të kryejnë reformat e kërkuara. Në rast të kundërt, anëtarësimi në NATO, do të mbetet një aspiratë për t'u realizuar dhe shqiptarëve me gjithë pro atlantizmin e tyre maximal do t’u thuhet përsëri dhe përsëri ”Dyert e NATO-s janë të hapura për Shqipërinë.”