1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE i jep dritë jeshile Maqedonisë

Klaus Dahmann17 Dhjetor 2005

Maqedonia fitoi statusin e kandidates për anëtarësim në BE. Ky është një sinjal i qartë për të gjithë ata, të cilët nuk i besonin shtetit multietnik

https://p.dw.com/p/Aqrs
Shkupi
ShkupiFotografi: dpa

Ishte ky një kompromis tipik i BE, mes dëshirës dhe mundësive. As kur nuk mund të zgjidhen problemet e brendëshme, ata nuk duan t'i dënojnë të pafajshmit. BE nuk është me të vërtetë i gatshëm për zgjërimin e mëtejmë as pas samitit të fundit, sepse çështja e financimit sërish do të vie në rend dite. Mirëpo Maqedonia i ka përmbushur obligimet e saja, dhe BE e ka shpërblyer atë me ndarjen e statusit të kandidates për anëtarësim.
Sikur presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare edhe më tej ta lenin Maqedoninë në bankën e pritjes, me siguri që do të humbnin në besueshmëri. Kjo sepse nuk mund të vendosen kriterie të ndryshme në krahasim me Turqinë dhe Kroacinë, të cilave statusi i kandidateve u është pranuar para dy muajve. Ndërkohë që duhet të kenë kujdes të mos cënojnë paqën e brishtë mes maqedonasve dhe shqiptarëve në këtë vend, sepse paqa është arritur pikërisht me presionin e BE-së. Paraqitja vetëm e obligimeve dhe hezitimi i mbajtjes së premtimeve vetëm sa do të forconte nacionalistët ekstremistë në Maqedoni.
Me këtë vendim, udhëheqësit e 25 vendeve antëtare kanë dëshmuar një largpamësi. Për Maqedoninë vendimi është më shumë se një simbolik, sepse premton më shumë edhe ndihma financiare, të paktën në shtigje më të gjata. Ajo paraqet edhe një sinjal të qartë për të gjithë ata të cilët nuk i besonin shtetit multietnik, bazat e të cilit janë vendosur me marrveshjen e Ohrit. Vendimi paraqet një sinjal të qartë edhe për të gjithë maqedonasit, të cilët duan që t'i nxjerrin jasht fuqisë lëshimet e bëra ndaj pakicës shqiptare, të cilët fshehurazi edne ëndërrojnë për ndarjen e vendit.
Mirëpo kujdes: para hapjes së shampanjës duhet shikur edhe disa elemente të tjera. Nuk është caktuar një datë e saktë për fillimin e negociatave, ndërkohë që për vitin e ardhëshëm nuk parashikohen as ndihma të tjera financiare. Edhe më shumë brengosin paralajmërimet se BE do të debatojë për ardhmërinë e politikës së zgjërimit.
Përparësi do t'u jepen aspekteve ekonomike. Sa vende dhe për sa kohë mund të anëtarësohen?
Rumania dhe Bullgaria do të anëtarësohen më së largu deri në vitin 2008. Kjo nuk është kontestuese. Mirëpo, nëqoftëse BE në shtigje të gjata nuk e rregullon çështjen e buxhetit, kjo mund të ketë pasoja për anëtartësimin e Kroacisë. Nëqoftëse Kroacia detyrohet të presë më gjatë, kjo do të vlente edhe për Maqedoninë. E të mos flasim për Turqinë.
Është e qartë vetëm një: debati për anëtarësim mund të zgjasë shumë. Mirëpo edhe më vendimtare është se këto debate nuk do të çojnë askund, nëqoftëse nuk zgjidhen problemet e brendëshme të BE, por vetëm futen nën tepih. Reformat e sobvencioneve dhe heqja e rabatit britanik janë të domosdoshme. Jo vetëm që BE të jetë e gatshme për zgjërimin e mëtëjmë, por edhe që bashkësisë së shteteve t'i mundësohet një ardhmëri më e sigurt.