Bashkimi Europian rruga e vetme | Ballkani | DW | 06.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bashkimi Europian rruga e vetme

Stabilizimi dhe modernizimi i Ballkanit është pjesë integrale e sigurimit evropian. Por ky integrim do të bëhet me një tempo më të ngadalshme, thotë për Deutsche Welle Dr Constanze Stelzenmüller, drejtoreshë e Fondit Gjerman të Marshallit.

Hartë topografike e rajonit

Hartë topografike e rajonit

Deutsche Welle: Së pari Dr Stelzemuller flet për sfidat për Bashkimin Evropian pas zgjidhjes së statusit te Kosovës.

Dr Constanze Stelzenmüller: Nëse flasim per sfidat ushatarake problemi është i dyfishtë. Së pari nuk është e qartë se si do të reagoje qeveria serbe, veçmas kur kihen pasur para sysh deklaratat e paradokohshme të kryeministrit Koshtunica mbi Kosovën si pjesë e territorit serb. Unë nuk mendoj se serbët do të dërgojnë forcat e veta, por situata në kufirin serbo-shqiptar do të jetë e tensionuar. Nga ana tjeter, është çështja e sigurisë së pakicave serbe dhe monumenteve ortodokse kulturore serbe brenda Kosovës. Sa do të kenë siguri në këtë aspekt duke pasur parasysh sulmet në të kaluarën siç ishin ngjarjet e vitit 2004.

Deutsche Welle: Andaj, thotë Dr Stelzenmuller, Bashkimi Evropian do të arrijë në një situatë mjaft të veshtirë.

Dr Constanze Stelzenmüller: Sidomos kur kihet para sysh se periudhat kalimtare zakonisht përcillen me një tension të shtuar. Sa e dije unë, kjo çështje do të zgjidhet ashtu që një forcë e Natos do të mbetet per të ndihmuar gjatë kësaj periudhe kalimtare.

Deutsche Welle: Sa u përket zhvillimeve të fundit kushtetuese në Serbi dhe sfidave afatgjata që paraqesin këto zhvillime, Dr Stelzenmuller përkujton orvatjet e Natos dhe Kombeve te bashkuara qe nga viti 1999 për të stabilizuar situatën.

Dr Constanze Stelzenmüller: Orvatje të mëdha janë bërë për të punuar me Serbinë për ta inkurajuar atë drejt Perë. Nuk është se Perëndimi, Nato dhe BE kanë përjashtuar Serbinë nga këto orvatje. Por proceset e modernizimit kulturor dhe politik në Ballkan kërkojnë kohë të gjatë. Dhe në bazë të asaj që po dëgjohet nga qeveria serbe tani, do thoja se situata nuk është e tillë kur Nato mund të largohet, shton Stelzemuller.

Deutsche Welle: Sa i përket angazhimit ndërkombëtar, Stelzemuller pajtohet se terrorizmi dhe operacionet ushtarake në Afganistan dhe Iraq kanë bërë që çëshjta e Ballkanit të duket e vogël. Por, shton ajo zyrtarët ndërkombëtarë që merren me Ballkanin janë të vetëdijshem se sa e vështire është kjo çështje dhe se do te nevojitet një gjeneratë për të shënuar ndryshime të dëshiruara.

Dr Constanze Stelzenmüller: Nuk do të thoja se Perëndimi e ka lënë anash Ballkanin. Ekziston nje angazhim masiv diplomatic, financiar dhe politik në Ballkan. Ndoshta vëmendja e opinionit është kthyer disi tjeter kah, por hartuesit e politikës janë më se të vetëdijshëm se stabilizimi, pacifizimi dhe modernizimi i Ballkanit është pjesë integrale e sigurisë evropiane.

Deutsche Welle: Por a ka rrezik që Ballkani të mbetet jashtë Bashkimit Evropian tani kur pas Bullgarisë dhe Rumanisë të gjitha shenjat tregojnë për një rënie të entzuziazmit për zgjerim të mëtejmë?

Dr Constanze Stelzenmüller: Është e qarte se tani ekziston një lodhje nga zgjerimi, siç po dëgjojmë shpesh kohëve të fundit. Po ashtu është e qartë se BE me 25 apo 27 anëtarë do ta ketë më vështirë të veprojë. Por, nuk mendoj se Ballkani perëndimor do të mbetet prapa. Ndoshta është madje në interes të tyre që ky proces të zhvillohet pakëz më ngadalë. Politikanët ballkanikë kanë vërejtur se sa vështirë është për anëtarët e rinjë të BE-së, të implementojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret ekzistuese. Përfitimet nga anëtarësimi natyrisht janë të konsiderueshme, por edhe barra është tejet e madhe. Pra, fjala është për një proces dy anësh dhe ndoshta një lëvizje më e vogël do të siguronte një përgatitje më të mirë dhe do të ishte në interest të tyre. Sidoqoftë pavarësisht nga koha, arrdhmria e Ballkanit është në Evropë dhe në këtë proces vendet ballkanike nuk do të lihen anash.

  • Data 06.10.2006
  • Autor Kimete Bytyçi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc1
  • Data 06.10.2006
  • Autor Kimete Bytyçi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc1
Reklamë