Asnjë ndihmë në rrëmbimin e el Masrit | Gjermania | DW | 15.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Asnjë ndihmë në rrëmbimin e el Masrit

Steinmeier dhe Fischer përpara komisionit hetimor për shërbimin sekret

Steinmeier përpara komisionit hetimor të Bundestagut për shërbimin sekret

Steinmeier përpara komisionit hetimor të Bundestagut për shërbimin sekret

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier dhe paraardhësi i tij në detyrë Joschka Fischer kanë deponuar të enjten (14.12) përpara komisionit hetimor për shërbimin sekret të parlamentit gjerman. Në qendër të pyetjeve ishte zhvendosja e supozuar e shtetasit gjerman me origjinë nga Libani Khaled al Masri nga shërbimi sekret i SHBA CIA në fund të dhjetorit 2003. El Masri sipas të dhënave të veta është çuar në Afganistan ku është keqtrajtuar dhe është lënë i lirë vetëm pesë muaj më vonë.

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka hedhur poshtë çdo lloj përfshirjeje në rrëmbëmin e supozuar të Khaled el Masrit. As qeveria gjermane dhe as shërbimi sekret e ai i sigurisë nuk kanë dhënë ndihmë në rrëmbimin e gjermano-libanezit apo kanë pranuar në heshtje rrëmbimin, tha socialdemokrati Steinmeier. Nuk duhet harruar edhe se Gjermani pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 janë kursyer nga atentate të tilla si ato në Londër dhe Madrid. Për këtë duhet treguar mirënjohje ka thënë Steinmeier pasi është punuar shumë: "Nganjëherë për këtë ishte e nevojshme të merreshin vendime të vështira. Por mund t'iu siguroj se përsa kohë vendime të tilla ishin të nevojshme gjithnjë janë marrë në kuadër të kompetencave dhe kufijve të përcaktuar nga shteti ligjor. Kështu ka qenë në të shkuarën dhe mund t'iu siguroj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen."

Përpara se Steinmeier t'iu përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit hetimor ishte marrë në pyetje si dëshmitar paraardhësi i tij në post Joshka Fisher i partisë së të gjelbërve. Ish ministri i jashtëm gjerman i cili ndërkohë është docent në SHBA tha se për ka mësuar për rastin vetëm pas lirimit të el Masrit pasi ambasadori i SHBA në Gjermani kishte informuar ministrin e atëhershëm të punëve të brendshme Otto Schily në një bisedë konfidenciale.

Sipas obmanit të Partisë Socialdemokrate në komisionin hetimor Thomas Oppermann pas marrjes në pyetje të ministrit aktual të punëve të jashtme dhe parardhësit të tij nuk ka më asnjë dyshim se qeveria kuq e gjelbër ka vepruar në përputhje me kuadrin ligjor. Steinmeier ishte atëherë si drejtor i zyrës së kancelarit përgjegjës për shërbimet sekrete.

"Steinmeier ka luajtur në këtë çështje një rol shumë konstruktiv. Unë mendoj se kjo është diçka për të cilën ne gjermanët mund të jemi krenarë, pra që ne nuk kemi qenë të përfshirë në rrëmbim; që në luftën e ashpër dhe të vendosur kundër terrorizmit nuk kemi vënë në pikëpyetje vlerat tona; që respektojmë plotësisht shtetin ligjor edhe në luftën kundër terrorizmit." - ka thënë Oppermann.

Ndërsa obmani i fraksionit të majtë Volfgang Neskovic e konsideron ministrin e jashtëm Steinmeier një nga figurat kyçe në përpjekjen për zbardhjen e çështjes el Masri. Neskovic hoqi dorë nga mundësia për të marrë në pyetje ish ministrin Fisher: "Ajo çfarë Fisher tha sot këtu nuk ishte në asnjë mënyrë e dobishme për komisionin hetimor. Në kohën e duhur ai duhet marrë më seriozisht në pyetje për pika të caktuara."

Këtu Neskovic ka parasysh në rradhë të parë turkun me banim në Gjermani Murat Kurnaz. Ai u lirua në verë pas katër vjet e gjysmë burgimi në kampin e të burgosurve Guantanmo. Se çfarë roli kanë luajtur instancat gjermane në këtë rast do të hetohet nga komisioni vitin e ardhshëm.

  • Data 15.12.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyH
  • Data 15.12.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyH