Afganistani nuk mund të qëndrojë në këmbë pa ndihmën e jashtme | Bota | DW | 15.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Afganistani nuk mund të qëndrojë në këmbë pa ndihmën e jashtme

Nga një sulm mbi një konvojë të trupave ndërkombetare ISAF, u vra një ushtar gjerman dhe dy të tjerë u plagosën. Në mesin e të vrarëve kishte edhe pese civilë afganë. Përkundër këtij sulmi tragjik, qeveria gjermane nuk vë në dyshim pjesëmarrjen gjermane në Afganistan.

Një ushtar gjerman vritet në Kabul

Një ushtar gjerman vritet në Kabul

Afganistani nuk mund të qëndrojë pa ndihmë mbi këmbët e veta. Demokracia e re në Hindukush ka shënuar hapa të guximshme, të cilat janë kërkuar edhe në Konferencën Ndërkombëtare në Petersberg të Bonit. Vendi ka një polici të re, një ushtri gjithashtu të re, e cila ka mbështetjen e trupave ndërkombëtare të instaluara në Afganistan.

Në Afganistan po ngrihet shteti i ri demokratik

Afganistani ka një kushtetutë të re, një president të zgjedhur drejtpërdrejt, dhe që nga java e kaluar ka edhe një parlament të zgjedhur për herë të parë në mënyrë demokratike pas 36 vjetëve. Këto hapa janë të rëndësishme dhe të drejta. Të gjitha këto nuk do të thonë, se pas rënies së regjimit të talebaneve nuk do të ketë akte dhune. Sulmet me bomba nga largësitë, rrëmbimet, vrasjet, atentatet drejtohen kundër ushtarëve dhe policëve afganë si dhe kundër njësive ushtarake ndërkombëtare të njohura si ISAF, kundër koalicionit-antiterror të udhëhequr nga amerikanët. Në shënjestër janë edhe ndihmësit e organizimit të zgjedhjeve, si dhe drejtuesit e moderuar fetar.

Shkurt me thënë: Kundër të gjithëve që përfaqësojnë Afganistanin e ri, të cilët marrin pjesë në krijimin e një republike islamike me rrënjë demokratike, një shtet eficent me që mbështetet tek tradita e vjetër. Kjo përpjekje vazhdon të jetë larg suksesit. Demokracia në Afganistan është një bimë e brishtë, pa rrënjë të forta. Krijimi i partive nuk ka mbështetje të madhe, përfaqësues të panjohur të levizjeve demokratike dhe shoqërisë civile kanë vështirësi të konfrontohen me shokët e vjeter, prijësit e vjetër rajonal dhe komandantët e milicëve.

Jo të gjithë janë të kënaqur me Afganistanin e ri

Zhvillimi i vendit është duke ecur përpara, por përfshirja e gjithë vendit në këtë zhvillim është e ngadalshme. Korrupsioni dhe ekonomia ilegale kanë shtrirë rrënjë në gjithë vendin. Kjo po shkakton zhgënjime dhe frustrime. Po krijohet hapësirë e gjerë për manovrimin e atyre, që nuk e duan Afganistanin e ri. Këta, natyrisht që janë talebanet dhe grupet e Al Kaidës.

Shtimi dhe rritja e tyre vjen nga kufiri afgano-pakistanez. Mirëpo listës së të pakënaqurve i bashkangjiten edhe disa prijës rajonal, komandantë të milizëve, baronëve të drogës.

Të gjithë këta mundohen të stimulojnë trazirat. Detyrë e të gjitha këtyre forcave vazhdon të mbetet destabilizimi i vendit dhe përçarja duke penguar krijimin e një rrjeti të sigurisë në gjithë vendin. Kjo situatë mund të zgjasë pesë deri dhjetë vite. Gjatë gjithë kësaj kohe Afganistani nuk do të mund të qëndroje në këmbë pa ndihmën ndërkombëtare.

Prania ushtarake ende e domosdoshme

Kjo e bën të nevojshme praninë ushtarake të huaj. Natyrisht, se kjo do të thotë me siguri se do të ketë edhe në të ardhmen viktima edhe nga radhët e ushtarëve gjermanë. Angazhimi i Bundeswehrit në Afganistan po shoqërohet me rreziqe, mirëpo në të njëjtën kohë është tregues se sa i nevojshëm është ky angazhim. Dhuna në Afganistan është drejtuar edhe kundër ushtarëve të huaj. Por shumica absolute e viktimave jane afganë, numri i të cilëve ka arritur në mijra. Bashkësia ndërkombëtare ka kohë të gjatë që i ka premtuar ndihmë Afganistanit. Këtë premtim duhet ta mbajë edhe tani në ditë të vështira.

  • Data 15.11.2005
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNN
  • Data 15.11.2005
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNN
Reklamë