Çfarë presin qytetarët evropianë nga anëtarësimi në BE | Evropa | DW | 09.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çfarë presin qytetarët evropianë nga anëtarësimi në BE

Bullgaria dhe Rumania kanë një perspektivë të qartë për hyrjen në BE, por edhe Kroacia dhe shtetet e tjera të Evropës Juglindore kanë marrë sinjale të qarta nga Brukseli, se edhe ato ndodhen në listën e zgjerimit. Por ajo që duan qeveritë e këtyre vendeve është një gjë, tjetra janë shpresat e qytetarëve në vendet kandidate.

default

Shoqata austriake për Politikën Evropiane, në bashkëpunim me Shoqërinë Paul Lazarsfeld për Kërkime Sociale ka ndërmarrë në shtatë vende një sondazh reprezentativ. 1000 qytetarë u pyetën në secilin nga këto vende për tema të ndryshme.

Përmirësim të stabilitetit politik dhe të gjendjes ekonomike presin qytetarët e të gjitha vendeve të BE nga një anëtarësim në BE.

Më pak optimistë janë kroatët: aty një gjë të tillë e pret vetëm gjysma e të pyeturve. Shumë më të mëdha janë shpresat në Serbi, Bullgari dhe Rumani: këtu rreth 70% e të anketuarve presin me hyrjen në BE kohë më të mira. Shpresat më të mëdha tek BE i kanë vende, të cilat aktualisht ndodhen fare poshtë në listën e kandidatëve për anëtarësim: Shqipëria dhe Bosnja. Rreth 90% e qytetarëve të Shqipërisë dhe rreth 80% e qytetarëve të Bosnjës presin përmirësime ekonomike dhe politike, të shoqëruara me anëtarësimin në BE.

Vërtet që në të gjitha vendet mbizotëron mendimi, që me anëtarësimin në BE do të ngrihen edhe çmimet, por njëkohësisht pritet edhe një ngritje e nivelit të pagave. Por që kjo do të cojë në një përmirësim të gjendjes në tregun e punës, këtë shumica e të pyeturve nuk e besojnë. Kjo, sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës austriake për politikën evropiane, Gerhard Bauer ka të bëjë me investimet ende të pakta nga hapësira e BE:

"Kjo ka të bëjë natyrisht me një çështje tjetër në lidhje me kapitalin e huaj. Besoj, se njerëzit në disa vende ende nuk besojnë se në përputhje me dëshirat e tyre do të vinë paratë, në mënyrë që ata të kenë punë."

Paratë ishin në një aspekt tjetër një temë e rëndësishme e sondazhit - interesante rezultatet janë edhe për botën austriake të biznesit. Austriakët janë shumë të pranishëm në rajonin e Evropës Juglindore, jo vetëm me firma, por edhe me banka. Llogaria në këtë vende me sa duket nuk u ka ecur krejtësisht, siç deklaron Gerhard Bauer:

"Natyrisht që ne pyetëm edhe për kursimet: ku ruhen më mirë kursimet - në shtëpi, te një bankë e huaj apo te një bankë vendase? Dhe unë u çudita pak nga përfundimet, në një kohë kur bankat austriake kanë një prani të veçantë në këto vende. Dhe këtu të bie në sy, se paratë një banke të huaj në vendin e vet ia besojnë një e treta e kroatëve, maqedonasve dhe serbëve, por në Bullgari janë vetëm 7% dhe në Rumani 11%. Nga ana tjetër, në këto vende ka pasur blerje të bankave vendase nga bankat austriake kohët e fundit."

Në Maqedoni, në Serbi dhe në Bosnjë, shumica mendojnë se paratë më mirë ruhen në shtëpi. Bullgarët, rumunët dhe shqiptarët u besojnë më shumë bankave vendase.

Shumica e të anketuarve janë të mendimit se korrupsioni nuk do të pakësohet. Vetëm në Shqipëri pret shumica e të anketuarve pakësimin e shkallës së korrupsionit. Në të gjitha vendet e tjera, shumica ë shtë e mendimit se shkalla e korrupsionit, krahasuar me kohët e komunizmit është rritur dhe se do të mbetet po kaq e lartë.

Studimi trajtoi edhe çështjen, se ku duhet të dalin para gjyqit të akuzuarit për kriminelë të luftës në ish-Jugosllavi - para gjyqeve ndërkombëtare apo para gjyqeve nacionale. Gerhard Bauer:

"Të bën përshtypje që në ato vende ku janë kryer krime, ose mund të ishin kryer, mbizotëron mendimi: "Këtë punë e zgjidhim në vendin tonë." Dhe këto vende janë Serbia dhe Kroacia."

Në vendet fqinjë shumica janë të një mendimi tjetër: 70% e të anketuarve në Shqipëri dhe 50% në Bosnjë mendojnë se me këto krime duhet të merren gjykatat ndërkombëtare.

  • Data 09.03.2006
  • Autor Emir Numanovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBt
  • Data 09.03.2006
  • Autor Emir Numanovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBt