Zgjedhjet presidenciale në Hungari kalojnë në balotazh | Ballkani | DW | 23.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet presidenciale në Hungari kalojnë në balotazh

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe suksesi i nacionalistit ekstremist, Sidero, shqetësojnë Brukselin

Presidenti aktual, Parvanov

Presidenti aktual, Parvanov

Presidenti aktual i Bullgarisë, Georgi Parvanov megjithë rezultatin e tij të lartë në zgjedhjet presidenciale të së dielëës, duhet të shkojë në zgjedhjet e balotazhit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parvanovi mori 64% të votave të dhëna. I dyti për nga votat e marra, shefi i partisë ekstreme nacionaliste Ataka, Wolen Siderov mori më pak se 22 % të votave. Zgjedhjet e balotazhit janë të nevojshme, sepse pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 43% ishte shumë e ulët- dhe ligji kërkon që të votojnë më shumë se gjysma e 6.4 milionë personave me të drejtë vetoje.

Ndërkohë kryetari i ultranacionalistes Ataka, Volen Siderov mban qëndrim të moderuar pas suksesit të tij elektoral. Kjo kur nuk ka shumë kohë, kur 50 vjeçari i ra kryq e tërthor vendit dhe kërkoi shprehimisht që "ciganët t'i bënin sapun". As ministren e jashtme amerikane nuk e kurseu Siderovi, për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës. Por ajo që ai deklaroi pas mbrëmjes së zgjedhjeve tingëlloi gati si zhargon sociologësh: "Ky grup popullor duhet ta ketë të qartë, se për të e vetmja rrugë është integrimi, po ti çojnë fëmijët nëpër shkolla dhe të fillojnë të punojnë".

Parulla të ashpra, Volen Siderovi megjithatë nuk lëshoi. Ai madje me kujdes tha se nuk ekziston një "Le Pen" bullgar, Le Peni është francez dhe Franca kishte probleme të tjera. Megjithatë, ai pranoi se ekzistojnë pikëpamje të ngjashme. Si p.sh. për BE-në.

Që bullgarët dy muaj para anëtarësimit në BE dërguan në balotazh një kundërshtar të BE, kjo shihet me shqetësim në Bruksel. Një kandidat tjetër do të kishte qenë me siguri një zgjidhje elegante.

Edhe Parvanovi nuk mund të gëzohej vërtet për suksesin e tij në raundin e parë: vërtet që gati dy të tretat e zgjedhësve votuan për të, duke thënë në këtë mënyrë edhe njëherë "po" për anëtarësimin në BE. Por për shkak të pjesëmarrjes së vogël në votime, ai duhet të shkojë në zgjedhjet e balotazhit. Kësaj ai nuk i druhet. Ai është megjithatë i shqetësuar, që gati 20% votuan për kandidatin e Atakës:

"Për mua është problematike, që kjo votë radikale ka marrë një karakter etnik-fetar. Këtu është kërcënimi, për të cilin unë kam paralajmëruar gjithmonë, pa pasur parasysh se çfarë mendon për këtë BE-ja".

Shumë bullgarë që nuk votuan, e bënë këtë në shenjë proteste: ata janë të zhgënjyer për situatën e tyre ekonomike, për klasën e korruptuar në pushtet dhe për kriminalitetin në vend. Me mosdaljen në zgjedhje ata donin të jepnin një sinjal- dhe të fshikullonin qeverinë në pushtet, kandidati i së cilës është Parvanovi.

  • Data 23.10.2006
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbm
  • Data 23.10.2006
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbm
Reklamë