1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjatja e lejes së qëndrimit për të huajt në Gjermani / Projekte të përbashkëta rinore në Preshevë / Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë

5 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/Kqu4

1. Leja e qëndrimit për të huajt që jetojnë në Gjermani me dokumenta të përkohshme do të zgjatet edhe me dy vjet deri në fundin e vitit 2011. Për këtë ranë dakord ministrat e brendshëm të Federatës dhe Landeve të premten në Bremen. Një numër i madh i të 30 mijë të prekurve janë nga Kosova. Kryetari i konferencës, ministri socialdemokrat i Landit Bremen, Ulrich Mäurer, tha se kjo zgjidhje ishte konsensusi më i vogël i mundshëm. Anila Shuka informon:

2. Nxënës të nacionalitetit shqiptar, serb dhe rom të shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci kanë vënë në skenë të mërkurën në mbrëmje shfaqjen me titullin : "Ti dhe unë jemi ne", qëllim i së cilës ishte rritja e tolerancës ndëretnike dhe kapërcimi i pengesave gjuhësore dhe kulturore. Milica Ivanoviq.

3. Izolimi i tepruar, gjëndja e rëndë ekonomike dhe shpresa për një jetë më të mirë, mbesin shkaku kryesor i trafikimit të femrës n Kosovë. Format e rekrutimit janë të llojllojshme dhe të lehta për t´u mashtruar viktimat ku përfshihen edhe vajzat e mitura. Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm ligjor për të luftuar fenomenin e trafikimit, ndërsa institucionet kosovare kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre në këtë drejtim. Por, sa po mund te luftohet në të vërtet trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë? Ajete Beqiraj është përpjekur të gjej përgjegje: