Yes, he can - Fitore historike – Barak Obama presidenti i 44 i SHBA-ve
5 Nëntor 2008Pas një nate të gjatë numërimi votash në Shtetet e Bashkuara, ku shenjat ishin që në fillim të qarta për kandidatin demokrat, Barak Obama, më në fund u publikua ajo që pritej. Obama përballë e kaloi kaluar herët kufirin prej 270 zëra votuesish që duhen për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Obama fitoi në më shumë se 36 shtete, ndër to edhe në shtetet ku fitorja nuk dukej aq e sigurtë, si në Ohajo dhe Pensilvani, ku Mekkein kishte investuar shumë energji për të fituar. Fitore korri Obama edhe në shtetin e Miçiganit, Uashington D.C, Virxhinia, Arkansas, Nju Meksiko, Nju Jork, Kentaky etj. Ndërsa kandidati republikan, Xhon Mekkein fitoi në 15 shtete, ndër to në Teksas, Oklahoma, South Dekota, Xhorxhia, Alabama etj.
Vëzhguesit zgjedhorë vleresuan si një aspek interesant jo vetëm fitoren e dukshme të Obamës, por edhe fitoren e tij në Florida, pas 30 vjetësh ky shtete federal fitohet nga një demokrat.
Demokratët arritën me zgjedhjet e 4. Nëntorit kështu shumicën në senatin amerikan.
Zgjedhjet e 4 nëntorit shënuan edhe rigjallërimin e dëshirës së amerikanëve për t' thënë fjalën e tyre në politikë përmes votës. Nga 213 milionë amerikanë me te drejtë vote, për zgjedhjet u regjistruan rreth 187 milionë, vetë, një shifër kjo rekord.
Mekkein uroi Obamën
Për herë të parë lajmin e fitores e dha televizioni CNN në orën pesë të mëngjesit me orën tonë. Qindra mijëra vetë të mbledhur në shtete të ndryshme në Amerikë brohoritën në mënyrë frenetike pas bërjes publike të fitores së Obamës. Më shumë se 500.000 ishin mbledhur në Times Square, ndërsa, në Çikago, vendin ku filloi karriera e Obamës ishin mbledhur gati 1 milionë vetë.
Jo shumë minuta pas publikimit të fitores së Obamës, kandidati republikan, Xhon Mekkein doli para kamerave për të pranuar humbjen. Ai tha se zgjedhësit e dhanë votën e tyre, dhe kjo ishte e qartë. “Barak Obama është presidenti i këtij vendi që e duam aq shumë të gjithë”, tha Mekkein.