Xhamitë nën vrojtim? Për një integrim më të mirë të myslimanëve në Gjermani të dyja palët duhet të bëjnë më shumë | FOKUS | DW | 17.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Xhamitë nën vrojtim? Për një integrim më të mirë të myslimanëve në Gjermani të dyja palët duhet të bëjnë më shumë

Pas sulmeve terroriste të 7 korrikut në Londër shtohet frika edhe në Gjermani prej sulmeve nga radikalët islamistë. Paralelisht po rritet edhe mosbesimi mes shumicës gjermane të popullsisë dhe mbi 3 milionë myslimanëve në Gjermani, që janë kryesisht familje emigrante turke. Ministri i brendshëm i Bavarisë kërkon që të vëzhgohen të gjitha xhamitë në Gjermani.

Minare dhe kambanore në Manheim

Minare dhe kambanore në Manheim

Në Gjermani ishte Nadem Elyas njëri prej të parëve që i dënoi sulmet terroriste në Londër. Shefi i "Këshillit Qendror të Myslimanëve" kërkoi kontaktin me publikun dhe dënoi hapur terrorin duke e cilësuar atë si "një akt barbar" dhe theksoi që kush vret njerëz të pafajshëm nuk mund t´i referohet fesë islame. Këto ishin fjalë të qarta edhe përfaqësues të tjerë të myslimanëve në Gjermani u distancuan hapur nga aktetet terroriste në Londër.

Ky është një reagim shembullor, që gjeti pasqyrim edhe në mediet gjermane. Por, kjo nuk ndihmoi aspak. Ende politikanët konservatorë dhe përfaqësuesit e kishës në intervistat që japin kërkojnë vazhdimisht distancim nga e para, edhe më të qartë, të mylsimanëve që jetojnë në Gjermani nga terrori islamik. Një gjë e tillë është së pari mungesë njohurishë, sepse vë në pikëpyetje pa asnjë zë kritik deklarimet e deritanishme madje edhe duke i injoruar ato. Së dyti një qëndrim i tillë është i rrezikshëm, sepse pritet diçka që nuk është e qartë, se ç´është, si mund të realizohet dhe më e rëndësshmja prej kujt?

E qartë është, se Elyas dhe përfaqësues të tjerë të mysliamnëve prej kohësh janë të profesionalizuar me median, ndaj deklaratat e tyre mund të trajtohen po me aq kritikë sa edhe ato të politikanëve. Problemi i vërtetë ka të bëjë me faktin, se asnjëri prej këtyre përfaqësuesve nuk mund të pretendojë në mënyrë bindëse, se ka të drejtën e fjalës për shumicën e myslimanëve në Gjermani. Nga 3,2 milionë myslimanët këtu as 400.000 syresh nuk janë të organizuar nëpër shoqatat islamike.

Në bazë të raporteve të autoriteteve për mbrojtjen kushtetuese, studimeve dhe anketimeve të kryera, rezulton, se shumica e mylsimanëve në Gjermani i refuzojnë kategorikisht sulmet terroriste islamike. Kjo vlen si për mylsimanët e organizuar nëpër shoqata e xhami ashtu edhe për ata që qëndrojnë jashtë tyre. Megjithatë mosbesimi është në rritje, madje nga të dyja palët. Shumë gjermanë i përfshin ndjenja e frikës tek shohin nëpër lagje të caktuara gjithnjë e më shumë gra me perçe e ferexhe, ose tek dëgjojnë për kurset osbkure të kuranit që organizohen nëpër xhami apo vende të fshehta. Nga ana tjetër të rinjtë myslimanë nga familjet e emigrantëve ankohen, se nuk i pranojnë në shoqërinë gjermane, madje ata e ndjejnë veten të diskriminuar. Në kohën e papunësisë së lartë dhe të shpërbërjes së shtetit social për një afat të gjatë i gjithë ky ëhstë një potencial i rëzikshëm konflikti.

Eshtë e natyrshme dhe s´ka dyshim që islamistët radikalë që predikojnë dhunën kundër atyre që i përkasin një konfesioni tjetër, ose që luftojnë demokracinë, duhet të dënohen më të gjithë forcën e ligjit. Ndaj edhe aktivitete të tilla në raste dyshimi duhet të zbulohen në mënyrë profesionale prej autoriteteve përkatëse. Por vrojtimi i xhamive, siç kërkon ministri i brendshëm bavarez i partisë kristjan-sociale (CSU) Gynter Bekshtein, do t´i damkoste të gjithë myslimanët me vulën e dyshimit kolektiv duke bërë që në rastin më të keq ata nga efekti i solidaritetit të bien edhe pre e forcave radikale.

E rëndësishme është që shteti gjerman duhet të bëjë më shumë, për ta integruar më mirë në shoqëri shumicën paqësore të myslimanëve. Për këtë kërkohen koncepte politike që garantojnë që të rinjtë myslimanë nga familje emigrantësh të mësojnë gjuhën gjermane dhe krahas saj të kryejnë kurse kualifikimi profesional dhe të kenë shanse të njëjta në tregun e punës. Të nevojshme janë edhe incitiativat për pranimin e islamit si një fe e barabartë krahas krishtërimit dhe judaizmit. Por kërkohet që iniciativa të ndërmarrin edhe shoqatat e myslimanëve për t´u hapur më shumë ndaj shoqërisë gjermane dhe në momente kritike të bashkëpunojnë më mirë me autoritetet gjermane të sigurisë. Ndaj yshtjeve ideologjike dhe autorëve të dhunës nuk duhet të ketë heshtje mbrojtëse ose solidaritet të keqkuptuar për shkak "të lidhjeve fetare". Kjo pasi islamistët radikalë dëmtojnë jo vetëm bashkëjetesën shoqërore prej së cilës jemi të varur të gjithë sot, por ato dëmtojnë në radhë të parë prestigjin e vet islamit.

  • Data 17.07.2005
  • Autor Rainer Sollih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjq
  • Data 17.07.2005
  • Autor Rainer Sollih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjq