1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viti 2005 - thellim i marredhenieve ekonomike dhe tregetare mes Shqiperise dhe Maqedonise

Arben Muka12 Janar 2005

Ne Tirane po qendron sot per nje vizite zyrtare Kryeministri maqedonas, Vlado Buckovski, i cili po diskuton me autoritetet shqiptare jo vetem per bashkepunimin dypalesh, por dhe per ceshtje te tjera te zhvillimeve rajonale. Buckovski do te takohet dhe me anetare te pakices maqedonase ne Shqiperi, si dhe do te bashkebisedoje me perfaqesues te shoqates se miqesise Shqiperi-Maqedoni.

https://p.dw.com/p/AquQ

Ne kontaktet qe ka zhvilluar ne diten e pare te vizites zyrtare ne Tirane, kryeministri maqedonas, Vlado Buckovski, nuk e ka fshehur konsideraten per marredhenie te shkelqyera mes dy vendeve, te cilat sic tha ai “jane model dhe shembull i mirë sesi duhet të zgjidhen çështjet në rajonin tone.”

Ne bisedimet qe ka zhvilluar me homologun e tij, Fatos Nano, me presidentin Alfred Moisiu dhe kryetarin e parlamentit Servet Pellumbi, shefi i qeverise maqedonase ka permendur stadin e larte te kooperimit ekonomik dhe tregetar mes dy vendeve.

“Viti 2005 të jetë me të vërtetë viti i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Organizimi i Forumit Ekonomik, por edhe realizimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë do të jenë pikësynimet kryesore për angazhimin dhe bashkëpunimin tonë në fushën e ekonomisë midis dy vendeve tona këtë vit. Firmosjen e projektit AMBO, në fund të vitit të kaluar nga Kryeministrat e Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise, e vleresoj si një shenjë simbolike, se pas shumë viteve me të vërtetë bëhet realitet realizimi i Korridorit 8-të. Prandaj mendoj se ketë vit ne do të bashkëpunojmë dhe do të punojmë shumë në realizimin e projekteve të infrastrukturës në kuadrin e Korridorit 8-të” - tha kryeministrti Buckovski.


Politikanet e larte te Tiranes e kane përgëzuar dhe inkurajuar Kryeministrin Vlado Buçkovski për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimin me Ali Ahmetin.

"Ndamë të njëjtin angazhim", tha Kryeministri Fatos Nano "për të përcjellë me shumë kontribute të vecanta dhe të përbashkëta procesin e nisur për zgjidhjen përfundimtare të Statusit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, të dialogut me Beogradin, si dhe të të gjitha cështjeve që mbeten për t’u shqyrtuar edhe me institucione të tjera ndërkombëtare. Ne konstatuam me kënaqësi se të dy kryeqytetet tona po vazhdojnë dialogun me Beogradin, duke nxitur dhe integrimin e Unionit Serbi- Mali i Zi në iniciativat e bashkëpunimit rajonal, që stabilizojnë rajonin dhe përshpejtojnë reformat e integrimit euroatlantik”.

Edhe sa i takon ceshtjes se debatueshme per emrin e Maqedonise, qeveria shqiptare konfirmoi se ne marredheniet dypaleshe Shqiperia do te perdore emrin kushtetutes te saj, dhe per ta faktuar kete Kryeministri Nano tha jo rastesisht para gazetareve se:

“Jam i lumtur që pres sot në Tiranë, Kryeministrin e Republikes se Maqedonisë. Unë besoj se këto cështje tashmë kanë marrë përgjigje. Shqipëria e ka njohur dhe e respekton emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet direkte me këtë vend dhe me institucionet e tij përfaqësuese. Ne jemi gati të kontribuojmë në cilësitë e anëtarit të OKB-së dhe në të gjitha kontaktet ndërkombëtare për zgjidhjen, edhe në kuadrin e Këshillit të Sigurimit, të kësaj cështjeje, sepse ashtu si edhe për cështjen e demarkacionit të pikës ku takohen kufijtë e rinj dhe të hapur në rajon, ne besojmë se sa më pak cështje të mbetura pezull nga e kaluara të kemi, aq më i sigurt do të jetë stabiliteti dhe prosperiteti drejt integrimit euroatlantik të vendeve dhe të rajonit tone”.