Viti 2005- një vit i suksesshëm për Kosovën | Politika | DW | 23.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Viti 2005- një vit i suksesshëm për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri, Bajram Kosumi, zhvilluan një takim së bashku të fundit për këtë vit

default

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Kosumi, thanë, se decentralizimi është çështje e brendshme e Kosovës, mirëpo, për këtë proces sipas tyre do të dëgjohen edhe pikëpamjet e palëve tjera. Kryenegociatori ndërkombëtar për bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka deklaruar se në janar të vitit të ardhshëm do të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta për statusin e Kosovës. Ndër pikat e para që do të bisedohet do të jetë edhe çështja e decentralizimit. Në përgjigje të kësaj presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova thotë: "Ju e dini tashmë se procesi i fillimit të bisedimeve ka filluar tashmë. Siç e kemi thënë decentralizimi është çështje e Kosovës, ne mund t'i dëgjojmë palët e tjera, mund të bisedohet edhe edhe si pako shtesë e pavarësisë- unë kështu e quaj këtë, se pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme."

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri, Bajram Kosumi, zhvilluan një takim së bashku të fundit për këtë vit. Duke bërë një rezyme të shkurtër të zhvillimeve ata vlerësuan të arritjet e shënuara gjatë vitit 2005. Në këtë mes, rëndësi të veçantë ata i kushtuan fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Kryeministri Bajram Kosumi, fillimin e bisedave për statusin e Kosovës e cilësoi si arritje të institucioneve të Kosovës nga përparimi i shënuar në fusha të ndryshme. Ai përmendi implementimin e standardeve dhe vlerësimin pozitiv nga KS-it, stabilitetin institucional, rendin dhe ligjin, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe dialogun e brendshëm ndëretnik.

Në prag të festave të fundvitit, autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, janë shprehur, se gjatë gjashtë viteve të pas luftës Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha për të arritur deri në fillimin e bisedave për statusin e Kosovës. Në këtë kuadër ata bëjnë thirrje për paqe dhe stabilitet dhe që të gjithë të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike me vlera evropiane.




  • Data 23.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrh
  • Data 23.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrh