Vit i zgjimit nga iluzioni | Gjermania | DW | 21.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vit i zgjimit nga iluzioni

Koalicioni i madh që prej 12 muajsh në drejtim

Angela Merkel

Angela Merkel

Që prej një viti Angela Merkel është kancelare, që prej një viti ajo drejton një koalicionin e madh të CDU/CSU dhe PSD. Kështu që është koha për të bërë bilancin e punës deritani, sepse koalicioni që do të zgjasë katër vjet është krijuar më shumë rezultat i dilemës se sa i aleancës së natyrshme të partnerëve. Një koalicion nuk është martesë me dashuri.

Kjo vlen të thuhet edhe për aleancën ndermjet CDU/CSU dhe PSD, e cila që prej një viti përbën qeverinë. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 sipas llogarive do të kishte qenë i mundur edhe një koalicion tjetër, por politikisht dhe konkretisht realist ishte vetëm koalicioni i madh. Dhe kështu partitë e mëdha unioni dhe partia socialdemokrate u ribashkuan në rang federate për herë të parë pas 36 vjetësh.

Me shumicën e dy të tretave në parlament dhe me peshen e qartë në këshillin federal koalicioni ofroi shumë hapësirë për shumë shpresa, sepse kështu ata kanë mundësi të diskutojnë me njëri-tjetrin ata probleme, që përndryshe do të kishin mbetur të pazgjidhura në konfliktin e partive të mëdha. Por për këtë nuk bëhet fjalë. Ulja e numrit të të papunëve i dedikohet më shumë konjunkturës biles edhe politikës së qeverisë së mëparshme të përbërë nga të gjelbrit dhe socialdemokratët. Reforma shumë e diskutueshme shëndetesore nuk të lë përshtypjen, se do të përfundojë në ristrukturimin rrënjësor të sistemit shëndetësor gjerman. Dhe që buxheti ndodhet në një kurs serioz konsolidimi, ka të bëjë gjithashtu me shumë me konjunkturën se sa me artin qeverisës të koalicionit.

Me reformën e federalizmit është arritur megjithatë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Shpërndarja e kompetencave ndermjet federatës dhe landeve ka nevojë me të vertetë për një rend të ri. Por cështja e shpërndarjes së financave mbetet akoma e hapur dhe mund të bëhet pikë e vertetë konflikti.

Në një farë mënyre kjo tregon se ku është problemi kryesor i kancelares Angela Merkel dhe i koalicionit. Ata duhet të përballen vazhdimisht me problemet, që u paraqesin kryeministrat autoritarë nga rradhët e CDU/CSU-së. Kjo nuk ia lehtëson Merkelit qeverisjen, por më tepër kërkon rregullisht aftesinë e saj për maturi. Por ky është pa dyshim kualiteti më i rëndësishëm i kryetarit të qeverisë të një koalicioni të madh.

Duke patur parasysh se të dy partnerët kanë thuajse të njëjtën peshë, kompetenca e kancelares për dhënien e orientimeve në përputhje me kushtetutën së paku ndaj ministrave të PSD, ka një dimension teorik. Dhe me gjithë numrin e madh të ministrave në qeveri mbetet shume evidente që asaj i mungon në fakt qëndra e pushtetit. Me kyetaren e CDU-së Merkel vetëm njëra nga të tri partitë e koalicionit përfaqësohet direkt në qeveri me kryetar partie. Kjo gjë u jep dy partive të tjera mundesinë, që në rast nevoje të distancohet nga qeveria në Berlin, një hapësirë të cilën e shfrytëzon më pak kryetari i partisë socialdemokrate Kurt Beck, se sa kryetari i unionit kristian-social, Edmund Stoiber.

Dhe krahas tyre, së bashku me Stoiberin janë të njëmbëdhjetë kryeministrat e CDU/CSU/-së, të cilët qëndrojnë në krye të koalicioneve të ndryshme dhe që ndjekin edhe interesa të ndryshme individuale. Njëra prej tyre është të hedhin sytë nga Berlini, perspektiva jo të mira për kancelaren.

  • Data 21.11.2006
  • Autor Heinc Dylong komenton
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyb
  • Data 21.11.2006
  • Autor Heinc Dylong komenton
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyb