Vazhdojnë protestat e kundërshtarëve të samitit të G8-ës në Heiligendamm | Gjermania - Tregu i punës | DW | 07.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Vazhdojnë protestat e kundërshtarëve të samitit të G8-ës në Heiligendamm

Heiligendamm: Kundërshtarët e samitit të G8-ës po vazhdojnë protestat e tyre në afërsi të vendit ku po zhvillon punimet samiti. Dy varka prej gome të organizatës për mbrojtjen e mjedisit 'Greenpeace' kanë depërtuar nag deti në zonën e sigurisë. Aktivistët deshën t'i dorëzojnë pjesëmarrësve në samit një peticion me një thirrje për mbrojtjen e klimës, njoftoi një zëdhënës i organiozatës. Varkat e shpejta të policisë arritën t'i nxjerrin jashtë zonës varkat e organizatës. Nga ana tjetër rreth 1.000 kundërshtarë të samitit sipas të dhënave të policisë po qëndrojnë në afërsi të rrethojës së sigurisë. Në përgjithësi mund të thuhet se gjendja është qetësuar dukshëm pas protestave të djeshme gjatë të cilave rreth 10 mijë protestues u futën në zonën ku janë të ndaluara demonstratat.

  • Data 07.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlh
  • Data 07.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlh