Varreza masive & Papunësia e serbëve në Kosovë & "Per Gynt" në Maqedoni
14 Maj 2010Në Kosovë dyshohet se në afërsi të Rashkës ekziston jo vetëm një por dy varreza masive. Autoritetet e Prishtinës pohojnë se pala kosovare intenzivisht po punon në zbardhjen e fatit të serbëve të pagjetur. Ndëra Jelena Miliq thekson se zbulimi i varrezave masive dëshmon edhe një herë arsyeshmërinë e ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1999.
Që nga viti 2000, në Kosovë janë kthyer rreth 20.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Mirëpo, kthimi nuk është i qëndrueshëm për shkak të papunësisë.
Në teatrin shqiptar në Shkup është përgatitur shfaqja e dramaturgut të njohur norvegjez Henrik Ibsen "Per Gynt". E veçanta e këtij projekti kulturor është që në një skenë janë mbledhur artistë nga Shkupi, Tirana, Prishtina dhe Beogradi. Regjisori i shfaqjes" Per Gynt" Sllobodan Unkovski thotë se hapsira e Ballkanit disponon me vlera të mëdha kulturore.
Autor: Ivica Petroviq/Ajete Beqiraj/Fatos Musliu
Redaktoi: Bahri Cani