100709 WUC Exil-Uiguren
29 Korrik 2009Muezini fton ujgurët në të gjithë botën të luten. Rreth 1,5 Milionë ujgurë ka vetëm në Kazakistan, Kirgisistan, Usbekistan, Turqi dhe Arabinë Saudite, thotë Nurmamat Rozahun i Kongresit Botëror të Ujgurëve – WUC. Shumica e ujgurëve që kanë emigruar në këto vende nuk janë refugjatë politikë. Ndryshe qëndron puna me rreth 2.000 ujgurët që jetojnë në USA dhe Kanada apo 3.000 ujgurët që jetojnë në Evropë. WUC mendon se mbi 90% e tyre janë arratisur vitet e fundit prej qeverisë kineze.
Qendra e diasporës ujgure në Evropë është Mynihu. Këtu banojnë rreth 500 nga 600 ujgurët, që jetojnë në Gjermani. Shkak për këtë është se radiostacioni amerikan Radio Liberty transmetonte në vitet 70-të nga Mynihu një program në gjuhën ujgure. Në vitin 1991 u krijua në Mynih organizata e parë e ujgurëve në mërgim, në vitin 2004 u themelua WUC-i.
Për këtë, ujgurët që emigrojnë nga Kina vijnë në Bavari tek bashkëkombësit e tyre. Asgar Can, zëvendëspresident i WUC-it thotë se shumë ujgurë në mërgim jetojnë në një dilemë. Nga njëra anë ata kanë frikë për të afërmit e tyre dhe miqtë në Kinë dhe do të donin të telefononin më shpesh me ta, nga ana tjetër kanë frikë se me këtë i vënë në rrezik.
"Ata që na marrin në telefon, pra bashkëvendasit tanë, vënë jetën në rrezik. Në rast se i zbulojnë dënohen me burgim të përjetshëm, dhe ndoshta edhe i vrasin."
Autor: Beniamin Vyst/ Pandeli Pani
Redaktoi: Auron Dodi