1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Miratohet ligji i arsimit të lartë

Arben Muka22 Maj 2007

Parlamenti në Tiranë miratoi mbrëmë vonë pas një seance maratonë, vetëm me votat e mazhorancë ligjin mjaft të debatuar për arsimin e lartë.

https://p.dw.com/p/ArVH
Universiteti i Tiranës
Universiteti i TiranësFotografi: DW

Sipas opozitës ligji vë nën kontrollin e qeverisë autonominë universitare duke i dhënë një goditje arsimit të lartë në përgjithësi.

Por deputetet e mazhorances ishin të mendimit se ky ligj garanton standartet për arsimin e lartë shqiptar si në vendet e zhvilluara. Sipas tyre për hartimin e tij ishte marrë dhe mendimi i eksperteve nga BE dhe institucione të ndryshme
ndërkombëtare.