″Test i gabuar″ | Gjermania | DW | 09.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Test i gabuar"

Politologu nga Ahen, Emanuel Rihter, është i mendimit se pyetësori i hartuar në Baden Vyrtemberg enkas për myslimanët që duan të bëhen gjermanë jo vetëm që nuk arrin qëllimet, por ai është edhe banal.

Ekziston së pari një arësye e thjeshtë, shpjegon Rihter për programin shqip të Dojçe Veles: "Nuk mund të kontrollosh se ç‘farë botkuptimi të brendshëm kanë njerzit. Askush nuk është në gjendje të konstatojë atë që mendon dikush, aq më pak në bazë të disa pyetjeve."

Profesor Rihter është i mendimit se funksioni i vërtetë i këtij katalogu pyetjesh është, "ndërtimi i një mjeti presioni, për të rritur gatishmërinë e migrantëve për t’iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe neneve të kushtetutës gjermane."

Rihter i cilëson disa nga pyetjet e katalogut si tepër intime. Për shembull pyetja për homoseksualitetin. "Një pyetje e tillë është private dhe nuk ka lidhje me jetën publike," – thotë Rihter. "Unë për vete nuk do të isha përgjigjur, por do të thosha, që kjo ka të bëjë me mendimin presonal."

Disa nga pyetjet janë thjesht banale. Sidomos ato për aktet terroriste. "Kush ka qëllime terroriste, e di se si të përgjigjet në mënyrë që të mos diktohet." Ky katalog është tërësisht i gabuar dhe nuk arrin qëllimin e dëshiruar, por rrit pasigurinë tek muslimanët," – konkludon profesor Rihter për Dojçe Velen në shqip.

  • Data 09.01.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1i
  • Data 09.01.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1i