Temat kryesore të shtypit evropian : Turi diplomatik i Ministres së Jashtme amerikane, Kondolesa Rajs si edhe legalizimi në Spanjë i punësimit ilegal | Studimi në Gjermani | DW | 12.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat kryesore të shtypit evropian : Turi diplomatik i Ministres së Jashtme amerikane, Kondolesa Rajs si edhe legalizimi në Spanjë i punësimit ilegal

Temë kryesore në shtypin evropian këtë javë ka qenë vizita e Ministres së Jashtme amerikane, Kondolesa Rajs. Bilanci gati i njëzëshëm është: Pas ftohjes së marrëdhënieve transatlantike në vitet e fundit, Rajs bëri një përpjekje pozitive por nuk u përkul para evropianëve, vlerëson një gazetë austriake


Gazeta austriake "Kurier" vëren në mënyrë skeptike, se për të kuptuar se sa pak kanë ndryshuar në esencë marrëdhëniet e irrituara transatlantike, duhet parë një intervistë e zonjës Rajs në televizionin Fox. Evropianët duhet të dëgjojnë sërish, se ata nuk ja kanë treguar Iranit ashtu siç duhet vendin. Nga ana tjetër evropianët i kundërpërgjigjen SHBA-së me Naton. Më shumë ndihmë në Irak? Jo faleminderit!


Edhe gazeta angleze "Financial Times" vazhdon të shohë ndryshime themelore mes SHBA dhe evropianëve:
"Po qe se vizita e parë jashtë vendit e Kondolesa Rajs si Ministre e Jashtme të lejon të nxjerrësh një mësim, atëherë ai ai do të ishte, që nuk duhet të kemi shumë shpresë për një epokë të re harmonie në marrëdhëniet transatlantike. Është e vërtetë që toni mes evropianëve dhe amerikanëve është bërë sërish miqësor. Megjithatë ekzistojnë diferenca themelore, para së gjithash në çështjen e Iranit dhe të Kinës."

Gazeta zvicerane "Tagesanzeiger" sheh arsye të bazuara për skepticizmin e evropianëve. Më tej në kometin e saj thuhet, se evropianëve ju mungon me të drejtë besimi në riorientimin e politikës se jashtme amerikane. Mos duan SHBA në të ardhmen t'i nënshtrohen një procesi multilateral të marrjes së vendimeve? A
është akoma në fuqi strategjia e luftërave preventive? A do t'i bashkangjitet Uashingtoni inisiativave evropiane për mbrojtjen e klimës dhe për Afrikën? Për sa kohë që pyetje të tilla nuk kanë gjetur përgjigje, është mjaft i kuptueshëm skepticizmi i evropianëve përkundrejt ofensivës sharmante që kanë ndërrmarë amerikanët.

Gazeta belge "De Morgen" kërkon një paraqitje më të vetësigurtë të evropianëve: Me Rajsin e buzëqeshur, Xhorxh Bush Po luan një nga kartat e pakta që ai ka në dorë për të pajtuar botën me politikën e tij dhe vetë personin Bush, ose për së paku për të dërguar sinjalin se mund të jemi të dashur sërish, madje miqësorë. Çfarë duhet të bëjnë atëherë zonjat dhe zotërinjtë e kësaj ane të Atlantikut? Të dëgjojnë me vëmendje? Po. Të tregojnë mirëkuptim? Varet. Të bien dakord me SHBA? Jo. Bota dhe Evropa duhet të kërkojnë nga Uashingtoni më shumë se sa buzëqeshjen e Rajs.

Ton këshillimor merr gazeta e njohur franceze "Le Figaro".
Të dyja palët duhet të punojnë që të rindërtojnë në vështrim afatgjatë marrëdhëniet mes SHBA dhe Evropës. Do të ishte dramatike, nëse kontradiktat edhe njëherë do të luanin rol kryesor në dëm të riafrimit të domosdoshëm. Për fat mirë nuk do të jetë kështu, pasi evropianët kanë në dorë karta të mira dhe kanë influencë në mjaft vende arabe. Shembulli më i mirë i marrëdhënieve të përmirësuara transatlantike do të ishte nëse të dyja palët përqëndrojnë forcat e tyre tek sjellja e paqes në Lindjen e Mesme.

Gazeta ruse "Nowyje Iswestija" shpreh pakënaqësinë për politikën e amerikanëve. Ajo shkruan se çdo gjë bëhet pa ne. SHBA nuk na vështron më ne, si një partner strategjik. Ministrja e Jashtme amerikane madje kritikoi ritmin e ngadaltë të procesit të demokratizimit në Rusi. Vizita e saj e parë jashtë shtetit bëri të qartë: Marrëdhënia me Rusinë nuk ka ndonjë prioritet për Uashingtonin.

Ndërrojmë temë: Vendimi i qeverisë spanjolle për të lejuar punësimin legal të të huajve që punojnë si ilegalë në vend, zuri vend në faqet e disa të përditshmeve evropiane. Gazeta hollandeze "De Volkskrant" shkruan, se spanjollët meritojnë një lëvdatë, sepse ata kapën një problem, i cili po përhapet gjithkund në Evropë dhe në SHBA. Punësimi ilegal në mënyrë masive tregon se nuk ka një ekuilibër të duhur në raportin mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Sektorë si ndërtimtaria, shërbimet shtëpiake, gastronomia etj, mbështeten në një masë të madhe nga punësimi ilegal. Ilegalët pra japin një kontribut të rëndësishëm në ekonominë tonë. Të mohosh probleme të tilla apo të durosh praktika kriminele do të thotë të ndjekësh një politikë të mosvështrimit në sy të realitetit.


  • Data 12.02.2005
  • Autor Beatrice Hyder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwj
  • Data 12.02.2005
  • Autor Beatrice Hyder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwj