1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat e pasqyrës së shtypit: Pakti i stabilitetit monetar në BE

VFB23 Dhjetor 2004

Në shtypin e ditës analistët komentojnë dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë krisjtandemokrate gjermane për shkak të një afere financiare si dhe procedurën ndëshkuese të Komisionit të BE-së ndaj Greqisë, për shkeljen e kritereve të stabilitetit monetar në union.

https://p.dw.com/p/ArxS

Ndonëse Athina premtoi se këtë vit nuk do ta tejkalojë normën e 3% të deficitit buxhetor, Komisioni i BE-së vendosi të hapë procedurën e ndëshkimit. Lidhur me këtë temë gazeta "Thüringer Allgeimeine" komenton: "Përse ne, do të pyesin grekët. Sërish Komisioni i BE-së po përpiqet të marrë masa serioze kundër mëkatarëve të deficitit në BE. Por prej kohësh shtrohet çështja nëse norma e 3% të borxheve në raport me produktin bruto në vend ndoshta ekziston vetëm në letër. Pjesëmarrësit në zonën e euros, si Franca, Italia apo Portugalia ankohen, se nuk ishte e udhës vendosja e detyrimeve që në fazat e një zhvillimi të dobët ekonomik imponojnë të shtrëngohesh për kursime, gjë që i zë frymën iniciatives për nxitjen e koniukturës. Për këtë arësye grupi i ministrave të financave me shumicë është shprehur për t´i rishikuar sanskionet që vendosen nga Komisioni i BE-së. Greqia mund të jetë mëse e sigurtë, se kjo do ta mbrojë atë prej Komisionerit të Finmancave në Bruksel. Por kundër Greqisë është i hapur edhe një tjetër proces, pasi Athina për vite me radhë duke falsifikuar shifrat e shpalli veten si të denjë për të hyrë në unionin e euros. Nëse ky veprim mbetet pa pasoja, atëherë kandidatët e tjetër për në zonën e euros do t´i mprehin penat e tyre."

Mbi këtë temë gezate "Finantial Times Deutschland" boton një intervistë me ministrin gjerman të financave, Hans Eihel: "Ministri i financave Eihel ka kërkuar një orientim krrejt të ri të Paktit të Stabilitetit Financiar për BE-së. Sipas tij në të ardhmen nuk duhet të jetë Komisioni i BE-së ai që të vendosë nëse një vend e ka shkelur ose jo normën e 3% të deficitit buxhetor. (...) Ministri gjerman i funancave Eihel propozon disa ndryshime në poliitkën financiare të BE-së, në intervistën për "Finnatial Times Deutschland" Eihel shpreh besimin, se reforma mund të aprovohet brenda gjysmës së parë të vitit 2005.

Lidhur me dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë kristjandemomkrate Laurenc Majer, gazeta Express që botohet në Këln shkruan:

"Një gjë duket se e ka mësuar kretarja e CDU-se Angela Merkel prej babait të saj shpirtëror, Helmut Kohlit, që në rastet flagrante të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Po në rastin e Majerit kjo nuk i eci. Ajo duhej të ishte shkëputur prej tij qysh javën e kaluar, në vend që të vazhdonte të punonte me një njeri, me të cilin nuk mund të punohej dot më. Akrobacitë e Majerit, që pranonte se kishte marrë rryshfete, vetëm, pasi faktet bëheshin publike ishin gabimi më i madh i tij. Gabimi më i madh i Merkelit ishte, se ajo e merrte në mbrojtje sekretarin e përgjithshëm të partisë, pavarësisht se për çfarë shkaqesh e bënte këtë. Ishte baza e partisë që e detyroi Majerin të jepte dorëheqjen dhe kryetarja e partisë përsoi humbje sa u përket aftësive drejtuese. Të paktën tani Angela Merkel duhet ta ketë të qartë se si kandidate për kancelare nuk mund t'i lejojë vetes kaq shumë gabime", vëren "Kölner Stadtanzeiger".

Duke marrë shkas nga afer a epolitikanit kristnademokrat Majer e përditshmja "Frankfurter Rundschau" analizon virtytin e politikanit: "Në historinë e demokracisë korrupcioni është një tregues i sigurt i dështimit. Kundër korrupcionit ideja e republikanizmit bazohet në virtytin politik. Ky kërkon prej politikanëve profesionistë që të jenë të vetëdijshëm për profesionalizmin. E të qenit profesionist kërkon edhe vetëdijen për ta ndjerë veten të lidhur me këtë profesion. Këtë fat politikani e ndan me gjyqtarin, profesorin e universitetit, mjekun apo gazetarin që ndodhet nën një etikë të caktuar. Ata edhe pa ndonjë kod të përcaktuar nderi, janë të detyruar vecanërisht kundrejt shoqërive civile dhe opinionit demokratik, që ta drejtojnë atë edhe përmes krizash, që krijohen nga kompromentimi i elitave. Pa virtytin politik "republika është një pre", kështu analizonte teoricieni francez i shtetit Monteskje qysh në mes të shekullit të 18",