1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel

Bernd Riegert17 Maj 2004

Diskutohet për Irakun dhe kushtetutën evropiane

https://p.dw.com/p/ArHG

Të 25 ministrat e BE diskutojnë të hënën dhe të martën për projektin e kushtetutës së parë evropiane. Për diskutim shtrohet një listë e terë me çështje të diskutueshme si referimi ndaj zotit dhe ligji për buxhetin e parlamentit. Zhvillimet e fundit në Irak hedhin hije mbi këto bisedime.
Vrasja e presidentit të keshillit qeveritar irakian i ka shokuar ministrat e BE-së në fillim të konsultimeve për kushtetutën. Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, thotë lidhur me këtë:
"Kjo tregon, se terroristet përpiqen, të dëmtojnë kalimin paqësor të pushtetit nga pushtuesit tek populli irakian. Terroristet janë armiqtë e vertetë të irakianeve."Tema Irak mori një pjesë të madhe të mbledhjes, e cila duhet të trajtojë kushtetutën evropiane. Ministrat po përpiqen të sqarojnë sa më shumë pika të diskutueshme, me qëllim që samiti i qershorit të vendosë vetem për çështje të medha, si përberja e komisionit të BE-së dhe procesi i votimit. Ministri i jashtem gjerman, Joshka Fisher, i paralajmeroi homologët e tij që, duke patur parasysh kërcënimin e krizave në Lindjen e Mesme dhe të larget, të kapërcejnë kufizimet. "Me dëshirën e mirë të të gjithë pjesemarresve dhe duke ditur se në ç´gjendje është bota me të cilën kemi të bëjmë, nqs shohim në rajonet e krizave, atëhere ne evropianët duhet t´i kishim bërë që kur detyrat e shtepisë, për t´u angazhuar me gjithë ndikimin tonë dhe mundësitë tona për kapërcimin e krizave. Fjala është për sigurinë tonë, për të ardhmen tonë. Shpresoj, se të gjithë pjesëmarresit, janë të vetedijshem për këtë pergjegjesi. Vitet që na presin nuk do të jenë të thjeshta për ne."