Të huajt të zhgënjyer me dhunën në LDK | Ballkani | DW | 10.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të huajt të zhgënjyer me dhunën në LDK

Krerët e zyrës së SHBA-së në Prishtinë, mbështesin strukturat e reja të LDK-së. Ata thonë se, është për keqardhje që kuvendi i LDK-së u shëmtua nga dhuna e shkaktuar nga personat që nuk pranojnë rezultatin zgjedhor

default

Autoritet ndërkombëtare në Kosovë, janë shprehur thellë të zhgënjyer për dhunën e ushtruar në kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, nga siç thuhet personat e pakënaqur nga rezultati zgjedhor.

Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë Tina Kajdanov, tha se SHBA-të respektojnë rezultatin zgjedhor brenda partisë së LDK-së, dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e reja të partisë, të zgjedhura nga kuvendi i përgjithshëm i LDK-së.

"SHBA-të do të mbështesin strukturat e reja të LDK-së, dhe do të kenë marrëdhënie të mira të punës së përbashët sidomos në këtë fazë të zgjidhjes së statusit," tha Tina Kajdanov. Ajo tha se në demokraci përcaktohet fituesi dhe humbësi dhe nuk ka vend për persona që shkaktojnë dhunë.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i zgjedhur edhe kryetar i LDK-së, tha se dëshiron që ko parti të ketë një shtrirje të plotë dhe të funksionojë e unifikuar edhe pas fraksionimit të saj.

Sidoqoftë, pavarësisht asaj që ndodhi në kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, kryetari Sejdiu, thotë se partia ka një strukturë të re dhe si e tillë do të funksionojë. Në këtë kuadrë ai përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë arrëveshje politike me krahun e Nexhat Dacit, i cili humbi në garën zgjedhore për kryetar të LDK-së.

Kuvendi i përgjithshëm i LDK-së në fund të punimeve të tij, është përshkruar me tensione të larta që rezultoi me përleshje fizike ndërmjet delegatëve të kuvendit. Kjo ndodhi pas zgjedhjes se Fatmir Sejdiut kryetar të LDK-së, i cili mundi në garën zgjedhore, kundërkandidatin e tij, ish kryetarin e parlamentit, Nexhat Daci.

Mollë sherri ishte lista me propozime për këshillin e përgjithshëm drejtues, me të cilën listë nuk u pajtua krahu i Nexhat Dacit dhe disa degë të LDK-së të diasporës. Përkrahësit e Naxhat Dacit, konsideruan se janë përjashtuar nga lista e këshillit të përgjithshëm, i cili zgjedhëorganet drejtuese të partisë. Nga lista u përjashtuan edhe dy anëtarët e mëhershëm figura të njohura të partisë, Alush Gashi dhe Lulzim Zeneli.

Pas kësaj situate të krijuar, vet Nexhat Daci, tërhoqi kandidaturën për këshill të përgjithshëm që u pasua edhe nga shumica e përkrahësve të tij. Këtu ishte edhe pika kulminante, kur edhe fillloi rrahja masive ndërmjet delegatëve. U deshën të paktën një gjysmë ore, që presidenti Sejdiu dhe disa anëtarë të kryesisë së punës, të ngujohen në një kthinë të mbrojtur nga truprojat, derisa intervenuan njësitet speciale të policisë për të qetësuar gjendjen e krijuar dhe për t’i mundësuar kryetarit të sapozgjedhur Fatmir Sejdiu, që të shpall të mbyllura punimet e kuvendit.

Zyrtarë të policisë, njoftuan se kanë arrestuar dy persona të cilësuar si shkaktarë të fillimit të përleshjeve fizike ndërmjet delegatëve të LDK-së. Sidoqoftë, kuvendi i përgjithshëm i LDK-së, megjithë telashet përfundoi punimet. Është rënë dakord që mandati i delegatëve të zgjatet nga dy në katër vjetë, partia të ketë pesë nënkryetar dhe këshillii përgjithshëm I cili zgjedhë organet drejtuese të përbëhet nga 107anëtar.

  • Data 10.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraW
  • Data 10.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraW
Reklamë