1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studentët shqiptarë më të mirët në Europë për projektet në biznes

Arben Muka14 Shtator 2006

Ekipi i studentëve shqiptarë u paraqit me 7 projekte në fushën e sipërmarrjes së lirë, të cilat tërhoqën vëmendjen e jurisë ndërkombëtare, ku ishin prezent profesorë të dëgjuar të ekonomisë, përfaqësues te komunitetit të biznesit europian etj. Madje në finale ata kanë lënë prapa dhe studentet nga Anglia, Franca e Rusia

https://p.dw.com/p/Arca
Fotografi: dpa+


SIFE (Students in Free Enterprise), ose e thënë në shqip, studentët në sipërmarrjen e lirë, është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, e cila mobilizon studentët e universiteteve kudo në botë, për të krijuar mundësi ekonomike për të tjerët, duke zbuluar potencialin e tyre, për ti përdorur njohuritë në përmirësimin e vetes, komunitetit dhe vendit të tyre.

Kjo organizatë prej më shumë se 25 vjet afron dhe nxit ekipe studentësh nga mbarë rruzulli që të angazhohen gjatë periudhës së studimeve me projekte të ndryshme biznesi, për të krijuar experiencë para se të nisin karrierën.

Prej 4 vjetësh në rrjetin e konkurentëve të SIFE-s është ingranuar dhe një ekip studentor nga Fakulteti Ekonomik në Tiranë. Këtë vit gjatë Kampionatit Europian që u zhvillua në Paris ekipi shqiptar fitoi kupën duke prezantuar projektet më të mira se të gjithë pjesamrrësit e tjerë. Madje në finale ata kanë lënë prapa dhe studentet nga Anglia, Franca e Rusia.

Dekani i fakultetit Ekonomik në Tirane prof. Dhori Kule, thotë se qysh nga debutimi i para katër vjetëve ekpi i studentëve shqiptare ka rezultate në ngjitje. Prof Kule përmend faktin se "vitin e kaluar në një konkurim të tillë të SIFE-s ne u renditëm të pestët në botë, duke lënë prapa ekipe studentësh që vinin nga universitete me emër dhe traditë dhejtravjeçare". Duke folur për konkurimin e ditëve te fundit në Paris, dekani i Ekonomikut, thote se nga ekipi shqiptar u paraqitën 7 projekte, të cilat tërhoqen vëmendjen e jurisë ndërkombëtare, ku ishin prezent profesorë të dëgjuar të ekonomisë, përfaqësues te komunitetit të biznesit europian etj.

"Ky nivel dinjitoz prezantimi i studentëve duhet të merret në konsideratë nga institucinet publike e private në Shqiperi për angazhimin e tyre pas diplomimit," thotë prof. Kule.

Fakulteti ekonomik, sipas tij, është në pararojë të nivelit europian të mësimdhënies e punës shkencore në Shqipëri. Shumë nga të diplomuarit në këtë fakultet janë punësuar në sektorë kyç të ekonomisë, në administratën publike qëndrore dhe lokale, ndërkohe që të tjerë të sapodpliomuar ndjekin me sukses studimet pasunivesitare, ose janë përfshirë në procese kërkimore e shkencore brenda dhe jashtë vendit.