Si do të sillen Partitë serbe të Kosovës në rast se shpallet pavarësia? | Ballkani | DW | 23.01.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Si do të sillen Partitë serbe të Kosovës në rast se shpallet pavarësia?

Përfaqësuesit e partive politike serbe që marrin pjesë në institucionet e Kosovës, thonë se për ta më e rëndësishme është përmirësimi i jetës së serbëve në Kosovë.

Zonja Tanaskovic, banon në Bogosevac

Zonja Tanaskovic, banon në Bogosevac

Dy partitë politike serbe të përfshira në institucionet e Kosovës, akoma nuk e dinë me saktësi se si do të veprojnë në rast së kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë. Do të mbesin pjesë e kuvedit apo do ta bojkotojnë atë. Dy subjektet politike serbe, Partia e Pavarur Liberale dhe Partia Demokratike Serbe, kanë 10 vende në Kuvendin e Kosovës, megjithëse në zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit të shkuar kanë marrë përqindje shumë të vogël të votave.

Lista Serbe për Kosovën, e udhëhequr nga Oliver Ivanoviq, parti që përfaqëson shumicën e serbëve të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk dëshiron që të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë si qëllim kryesor shpalljen e pavarësisë.

Mirëpo, Partia e Pavarur Liberale serbe, merr pjesë në punimet e kuvendit dhe ka dy ministra në qeverinë e Kosovës. Kryetari i saj, Sllobodan Petroviq, thotë se në rast se kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë atëherë ai do të veprojë konform kohës dhe interesave të serbëve të Kosovës. "Nga përbërja e shkuar e Kuvendit, në rendin e ditës ishte propozimi i Ahtisaarit, i cili është pas nesh. Tash ajo që përmendet dhe që është e ditur dhe me siguri do të vijë është shpallja e pavarësisë, mirëpo për këtë ende askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë," thotë Sllobodan Petroviq. Ai thotë se liberalët serbë do të ndërmarrin veprimin e duhur në përputhje me interesat e komunitetit serb.

Partia tjetër politike serbe, Partia Demokratike, ka vendet e saj në parlament, megjithatë nuk do të marrë pjesë në punimet e kuvendit, derisa të ketë një vendim për statusin. Këto dy parti politike dhe udhëheqësit e tyre, kanë marrë pjesë edhe në zgjedhjet presidenciale serbe që u zhvilluan me 20 janar. Kjo sipas kornizës kushtetuese bie ndesh me ligjin, mirëpo gjithmonë duke u thirrur në emër të përfaqësimit të serbëve në institucionet kosovare, administrata ndërkombëtare e ka lejuar këtë lëshim ligjor. Sidoqoftë, përfaqësuesit e partive politike serbe që marrin pjesë në institucionet kosovare, vazhdojnë të besojnë se thirrja e Beogradit drejtuar serbëve për bojkot ka qenë e gabuar. Ata thotë se serbët e Kosovës nuk kanë ndikim në zgjidhjen e statusit final, dhe se interes i tyre është vetëm përmirësimi i jetës së serbëve në Kosovë.

  • Data 23.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Cwdq
  • Data 23.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Cwdq