Shtypi: Sipas Myntefering vetëm posti i Papës është më i mirë | Studimi në Gjermani | DW | 19.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi: Sipas Myntefering vetëm posti i Papës është më i mirë

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek dorëheqja e papritur e Edmund Stoiberit nga rikandidimi për zgjedhjet e parlamenteve të landeve gjermane 2008

Edmund Stoiber

Edmund Stoiber

Gazeta «Kölnische Rundschau» shkruan:

"Në koalicion, veçanërisht në partinë Kristian-Demokrate CDU, mbizotëron një ndjenjë lehtësimi mbi fundin e luftës së fuqisë ne partinë kristian-sociale ne bavari. Për më tepër Edmund Stoiber nuk përfaqëson nje person, dorëheqja e të cilit do të ngjallte keqardhje në kryeqytet. Shumë shpesh ai ka indinjuar kryesinë e partisë kristian-demokrate me tendencën e tij për të dirigjuar. Pavendosmëria e tij pafund pas zgjedhjeve parlamentare të 2005, për të bërë kërcimin e tij për në lumin Spree ja uli më tepër popullaritetin. Ndërkohë Günther Beckstein ka dëshmuar gjatë debateve mbi politikën e sigurisë dhe atë të brendshme, se është një partner kompetent dhe i besueshëm. Me të në krye, Bavaria do të jetë më e qetë në çështjet e politikës së brendshme. Të paktën të shpresojmë se është kështu."

Gazeta «Mannheimer Morgen» komenton:

"Me dorëheqjen e detyruar të Stoiberit, CSU-ja ka të paktën një shans që të dalë nga kriza e saj më e rëndë dhe kështu ta qetësojë edhe partinë e saj motër CDU se nuk do ta infektojë koalicion e madh me bakterin bavarez. Por ndoshta nuk do të jetë kështu. Ndoshta do të zhvillohet sërish një duel i ashpër. Eshtë detyra e Stoiberit që të ndihmojë që ndërrimi të kryhet me sukses, kjo do të ishte verpa e tij e fundit për të mos e ndarë partinë. Por a ka ende fuqinë dhe autoritetin e duhur?"

Gazeta «Nordkurier» shkruan:

"Stoiberi e kuptoi më në fund se epoka e tij mori fund. Fundja kriza akute zgjati vetëm 1 muaj. Më 20 dhjetor, drejtori i zyrës së Stoiberit, Höhenberger duhet të largohej për shkak të aferës së spiunazhit kundër kryetares së këshillit të landit Pauli. Tani atë po e ndjek edhe shefi i tij, i cili sidoqoftë i la vetes 8 muaj kohë përpara se të largohet përfundimisht. Partia e pranon këtë kusht tani që ka perspektiva të reja pa Stoiberin në krye."


Gazeta «Neue Westfälische» shkruan:

"Kryeministri i ishin marrë të dyja postet kryesore mbi supe dhe kjo gjë nuk përshëndetej nga të gjithë, sepse ai i kishte të gjitha ligjet në duar. Kështu që nga ky aspekt nuk mund të ketë një pasardhës për të. Duket sikur Günther Beckstein do të bëhet kryeminstër i ri. Kjo do të ishte hjera e parë që një kryeministër bavarez rrjedh nga një land tjetër gjerman. Beckstein, i cili është një ekspert për fushën e sigurisë dhe pjesë e kishës evangjeliste, do të bëhet 64 vjeç në nëntor dhe do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme. Që përpara se ta marrë përsipër postin e tij të ri, do të fillojnë kërkimet për trashëguesin e vërtetë të Edmund Stoiberit."

Dhe së fundi në gazetën «Der Tagesspiegel» nga Berlini lexojmë:

"Motra në Berlin do të gëzohet. Schäuble ka thënë gjithmonë se me Becksteinin mund të flitet lirshëm. Këtë gjë e thotë edhe partia social demokrate SPD. Ndërkohë Huber është aq inteligjent sa madje kancelarja Merkel donta të bënte shefit e zyrës së saj. Por Huber nuk donte të shkonte në Berlin, sepse e dinte se do të merrte një pjesë më të mirë në Bavari. Dhe të jesh shef i CSU-së nuk është keq. Kjo është një punë pothuajse historike në Bavari dhe për Bavarinë. Sipas Myntefering vetëm posti i Papës është më i mirë. Fundja edhe Papa vjen nga Bavaria."

  • Data 19.01.2007
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm2
  • Data 19.01.2007
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm2