Shtypi i së shtunë, 18.11.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 18.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi i së shtunë, 18.11.2006

Kandidatja e socialistëve francezë për presidente dhe rregulli i landeve gjermane për lejen e qëndrimit të të huajve

Segolene Royale, kandidatja e socialistëve francezë në zgjedhjet presidenciale

Segolene Royale, kandidatja e socialistëve francezë në zgjedhjet presidenciale

Socialistët francezë kanë caktuar ish ministren e mjedisit dhe familjes kandidate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e komenton kështu vendimin e socialistëve francezë: Zonja Royale në një farë mase e ka fituar partinë nga jashtë. Anëtarët e thjeshtë kanë votuar në masë për të me një pjesëmarrje të lartë në votim. Por aparati i partisë vazhdon të jetë i huaj ose armiqësor për të megjithëse ose ndoshta pikërisht sepse kryetari i tij është partneri i saj. Deklaratat e solidaritetit dhe njoftimet për mbështetje nga kandidatët e mundur Strauss-Kahn dhe Fabius nuk mund të merren në vlerë nominale. Më tipike është deklarata e ish kryetarit të partisë dhe kryeministrit Jospin se zonja Royale përfaqëson gjithçka që ai ka dashur të shmangë gjithmonë. Në këtë situatë mbetet të shihet nëse hovi që përjetuan socialistët në fushatën parazgjedhore do të përcillet edhe në zgjedhjet presidenciale.

Mbi të njëjtën temë lexojmë në gazetën "Der Tagesspiegel" të Berlinit:"Pas suksesit ndërpartiak për zonjën Royale vjen faza e dytë e vështirë në garën për pushtet. Përqëndrimi në politikën e brendshme është karaktarestik për fushatën parazgjedhore. Megjithatë më e vonta tani nga Segolene Royale pritet një koncept për politikën europiane për të cilën nuk është prononcuar deri tani. Konkurrenti i saj Sarkozy ka propozuar të hartojë një mini -kushtetutë për të treguar një rrugëdalje nga kriza kushtetuese e BE-së. Ish-ministrja e mjedisit dhe familjes ka evituar deri tani edhe deklaratat mbi një anëtarësim të Turqisë në BE dhe i pëlqen të thotë më mirë se fjalën e fundit do ta kenë francezët në një referundum.

Së fundi citojmë nga "Bayerischer Rundschau": "Caktimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në gjirin e socialistëve francezë i ngjan një ekspedite verbale në mbretërinë e kafshëve. Segolene Royale u sha nga një koleg me influencë në parti si lopë budallaqe moraliste; Royal nga ana e saj i ka cilësuar konkurrentët e saj Laurent Fabius dhe Dominique Strauss-Kahn si elefantë. Por e cilësuara "lopë" arriti të dalë në krye me vizionin e saj për një Francë të re. Fushata parazgjedhore ka lënë gjurmë tek socialistët. Detyra kryesore e Royale-it do të jetë të rifitojë për vete të cilësuarit elefantë dhe përkrahësit e tyre në parti. Dy aspekte mund t'i vijnë në ndihmë në këtë drejtim: kokëfortësia e saj me të cilën arriti të bindte partnerin e saj François Hollande të hiqte dorë nga kandidatura dhe një dozë pragmatizmi brenda partisë socialiste. Gjasat për presidenten e parë franceze duket se janë tani janë më të mira se kurrë.

Ndërrojmë temë. Landet gjermane duan t'u japin të huajve të toleruar në Gjermani të cilët janë në marrëdhënie pune menjëherë të drejtë qëndrimi. Kështu u vendos nga ministrat e brendshëm të landeve pas negociatave të vështira në konferencën e tyre në Nyrenberg. Reagimet mbi rregullin e ri për të drejtën e qëndrimit kanë qenë të ndryshme.

Mbi këtë temë lexojmë në gazetën "Süddeutsche Zeitung": Me vendimin e tyre ministrat e brendshëm të landeve kanë treguar se e njohin problemin por gjithashtu se kanë frikë nga një zgjidhje zemërgjerë siç u propozua nga Shäuble dhe Müntefering. Po ashtu është e madhe dhe frika nga vullneti i zgjedhësve që ministrat e brendshëm të Bavarisë dhe Saksonisë së Poshtme i ktheu nga humbës në fitues në Nyrenberg.

Gazeta "Stuttgarter Zeitung" e komenton kështu vendimin e ministrave të brendshëm të landeve gjermane: Problemi mbi zgjidhjen e të cilit ministrat e brendshëm të landeve kanë diskutuar për vite me rradhë ka shumë fytyra të njohura. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk bëhet fjalë për të huaj anonimë por për fqinj. Për njerëzit që kanë hedhur rrënjë në Gjermani flet angazhimi i shumëfishtë i klasave të shkollave të tëra dhe famullive, firmave dhe deputetëve për viktima të veçanta të praktikës së "tolerimit" dhe dëbimit. Me kompromisin e ditës së premte nuk u vihet në asnjë mënyrë në ndihmë të gjithëve. Tani është radha e Federatës të hartojë një paketë ligjesh gjithëpërfshirëse që t'u japë përgjigje pyetjeve lënë hapur nga vendimi i përkohshëm i Nyrembergut, të zhdukë pengesat që ndalojnë të imigrantët të kërkojnë punë, dhë të sqarojë mirë për të ardhmen se kush mund të qëndrojë këtu në kushte të caktuara. Në rastin ideal tolerimi kthehet në të drejtë qëndrimi.

  • Data 18.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armw
  • Data 18.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armw