Shtypi i Kosoves. | Studimi në Gjermani | DW | 05.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi i Kosoves.

"Del ne drite nje afere skandaloze e drejtuesve te Sherbimit Doganor te UNMIK-ut. Dogana demton buxhetin e Kosoves per me shume se 10 milione euro". Keshtu njofton, ne kryetitullin e madh hapes "Koha Ditore" per te sqaruar ne vijim se "Njeri nga drejtuesit e Sherbimit Doganor te UNMIK-ut, John Robertson, ka shkelur ligjin me te dy kembet, duke bere marreveshje me importuesit e cigareve qe ata, edhe pas rritjes se normes se akcizes nga 6 ne 10 euro, te importojne cigare me cmimin e vjeter te akcies prej 6 euro. Ky zyrtar I larte I doganave te UNMIK-ut, me 30 shtator, disa ore para se te hynte ne fuqi akciza e re, prej dhjete eurove, eshte dakorduar me importuesit e cigareve qe atyre tiu marre parate dhe tu mundesoje importimin e rreth 200 tone cigareve me cmimin e vjeter, qe eshte konsumi gjashtemujor I cigares ne Kosove".

Gazeta konstaton se "Sikur te mos veprohej ne kete menyre, buxheti I Kosoves do te ishte me I pasur per me se 10 milione euro, per shkak se kjo sasi e cigareve do te paguante akcizen prej 10 euro, e jo ate te vjetren prej 6 eurosh, sic ka filluar te veprohet".

Gjurmeve te temes ne fjale "Kosova Sot" ne faqen ballore shkruan:" Skandaloze: Si humben miliona euro nga buxheti I Kosoves per faj te rregullores se UNMIK-ut"?

Me komentin redaksional te te perditshmes "Zeri" kalojme ne komplikimet e reja ne "Standardet per Kosoven" qe sipas gazetes ne fjale, "Ne baze te raportit te Ananit, del qe "Standardet per Kosoven" domsdoshmerisht do te perjetojne nje nendarje ne standardet per Qeverine e Kosoves dhe ne ato per UNMIK-un. Ne ate rast, ne vend te perqendrimit ne permbushjen e standardeve, koha do te harxhohet ne kundertheniet per kompetencat".

"Zeri" konkludon se "Nga pikeshikimi I sotem, mund te thuhet qe po qe se mbetet ne fuqi skema e Ananit per menyren e vleresimit te pushtetit ne Kosove sa u perket standardeve, atehere, gjasat per tejkalimin e kontestit te vazhdueshem midis zyrtareve tone dhe atyre nderkombetare rreth kompetencave dhe pergjegjesive jane kurrfare".

Gazeta nenvizon se "logjika thote qe do te matet shkalla e perpjekjes dhe interesimit te pushtetit vendor per keto standarde, niveli I permbushjes te te cilave do te jete pergjegjesi e plote e UMIK - ut".

"Bota Sot" ndersa duke trajtuar temen e integrimit te Kosoves ne rrjedhat evropiane, nder te tjera komenton se " Me te drejte mediat ne Kosove dhe mediat shqipe ne pergjithesi I kane bere jehone deklarimit te se martes se Bashkimi Evropian e konsideron Kosoven si territor te pavarur doganor. Kete dekelarate e ka bere ne Prishtine drejtori I Doganave te UNMIK - ut, Paul Acdam gjate paraqitjes publike te Kodit Doganor I cili nga 1 marsi 2004 do ta zevendesoje Ligjin Doganor te ish RFJ-se". Ne kete menyre sipas "Botes Sot","konstatohet me te drejte se Bashkimi Evropian, pra, e njeh Kosoven, si territor te pavarur doganor. Ky eshte nje fakt sa konkret dhe aq kuptimplote qe flet per vizionin e perbashket qe kane Kosova dhe Bashkimi Evropian per ndermarrjen e hapave te ndersjelle integrues midis tyre. Nje process I tille kaq thelbesor per Kosoven ben qe vendi yne te kape ritmet e zhvillimive evropiano- perendimore, te ece me keto ritme dhe te shnderrohet ne shembull te kesaj dukurie per gjithe rajonin e Gadishullit Ilirk", thekson, Bota Sot".
  • Data 05.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2U
  • Data 05.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2U