Shtypi gjerman i së premtes | Studimi në Gjermani | DW | 17.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes


Tema më e komentuar në shtypin gjerman të së premtes është vendimi i Gjykatës Federale në Karlsruhe kundër Munir el Motasadekut, personit që preokupon prej disa vitesh drejtësinë gjermane për lidhjet e tij me terrorizmin. Gjykata Federale e dënoi Motasadekun për shkak të ndihmës për të vrarë në 246 raste dhe anëtarësisë në një organizatë terroriste. Në këtë mënyrë Gjykata Federale i dha të drejtë revizionit të kërkuar nga prokoruria ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Lartë të Hamburgut.

Fillimisht SAARBRÜCKER ZEITUNG:

"Vendimi i Gjykatës Federale në rastin e ndihmësterroristit Motasadek dokumenton se drejtësia gjermane është e mirë për surpriza. Në historinë e procesit të marokenit, i cili ka qenë ndihmës për pilotët e vdekjes të 11 shtatorit 2001, ishte pikërisht Gjykata Federale e cila kishte vlerësuar një vendim të Gjykatës së Shkallës së Lartë të Hamburgut, sipas të cilit, Motasadeku duhet të dënohej me 15 vjet heqje lirie, për shkak të dhënies së ndihmës për të vrarë. Në procesin e dytë, Hamburgu vlerësoi më butë: shtatë vjet dënim si anëtar i një shoqate terroriste. Në vlerësimin tjetër që i bën këtij vendimi Gjykata Federale ajo gjykon edhe vetë: ndihmë për të vrarë në 246 raste."

Gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG tërheq vëmendjen në faktin se në Gjermani cdo njeri gëzon të drejtën e një procesi korrekt gjyqësor:

"Atentatorët vetëvrasës fanatikë ka mundësi që të impresionohen, por me siguri jo me vendime të shtetit juridik- me sa duket as përmes dënimit me vdekje, i cili i kërcënon në vende të tjera. Efekt sinjalizues dënimi kundër Motasadekut mund të ketë në rastin më të mirë vetëm brenda vendit- në vetë shoqërinë e lirë. Ky vendim e forcon këtë shoqëri dhe skeptikët e mundshëm të shtetit juridik, duke treguar themelet e këtij shteti: Cdo njeri është i barabartë para ligjit. Një të akuzuari duhet t'i vërtetohet faji. Madje edhe armiku më i madh, edhe ai që kërkon të eleminojë përbashkësinë, trajtohet sipas procedurave korrekte. Edhe në luftë."

TAGESZEITUNG që botohet në Berlin hedh një vështrim pas në kalvarin e proceseve gjyqësore kundër Motasadekut:

"Drejtësia gjermane për fat të keq nuk bën figurë të mirë. Për dy raste gati paralele u morën vendime krejt të ndryshme. Në rastin e studentit tjetër maroken, Abdelghani Mzudi, Gjykata e Shkallës së Lartë e Hamburgut vendosi ta linte të lirë, sepse atij nuk mund t'i vërtetohej se kishte pasur njohuri për atentatet. Në rastin e Monir el Motasadekut ai u akuzua se kishte pasur dijeni, megjithëse ai e kundërshtoi këtë fakt deri në fund. Të dyja vendimet, Gjykata Federale i aprovoi. Ndjenja për drejtësi ndihet jo mirë, sepse ndoshta njëri nga vendimet është i gabuar. E parë në aspektin pozitiv mund të thuhet se vendimet divergjente tregojnë se sa e pavarur është drejtësia gjermane."

Ja edhe mendimi i komentatorit të STUTTGARTER ZEITUNG:

"Motasadeku, i cili ndoshta nuk e di se cfarë ndodh me të, nuk meriton megjithatë keqardhje. Sipas të gjitha atyre që dihen deri tani, ai ka dhënë kontributin e tij në planifikimin e atentateve në Nju Jork dhe Uashington. Atë e presin në procesin gjyqësor të ardhshëm, ku do të përcaktohet vetëm masa e dënimit, ndoshta 15 vjet heqje lirie. Kjo është masa më e lartë e dënimit që mund të jepet kur jep ndihmë për të vrarë. Po të mendosh për 3 mijë viktimat, të vijnë dyshime për faktin nëse e drejta jonë penale është me të vërtetë në lartësinë e kohës."

MITTELBAYERISCHE ZEITUNG që del në Regensburg tërheq vëmendjen në rëndësinë e vendimit të Gjykatës Federale:

"Marrja frymë me lehtësim dhe kënaqësia në politikën gjermane për vendimin e qartë të gjykatësve janë të kuptueshëm. Deri tani në atmosferë qëndronte qortimi i paartikuluar se drejtësia gjermane vërtet që punon në mënyrë rrënjësore, por edhe bujare përballë terroristëve dhe ndihmësve të tyre. Ky qortim nga SHBA tani i bie të mos jetë më në tryezë. Përgjegjëse për vrapimin me pengesa të drejtësisë gjermane megjithatë është dorëzimi me vështirësi të mëdha i materialeve dëshmuese nga ana e autoriteteve amerikane, megjithëse SHBA duhet të kishin interes kryesor në një dënim të terroristëve dhe të ndihmësve të tyre. Motasadeku e ka vendin në një burg gjerman. Dhe për aq kohë, sa ta ketë shlyer të gjithë dënimin."

  • Data 17.11.2006
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armx
  • Data 17.11.2006
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armx