1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi evropian i javës mbi Papa Gjon Palin e II-të, zgjedhjet rajonale në Itali dhe krizën e identit në BE

10 Prill 2005

Funerlai i Papa Gjon Palit të II-të ka qenë këtë javë temë qendrore e komenteve në shtypin ndërkombëtar. Artikujt kryesor trajtojnë ndër të tjera edhe shenjat e krizës së identitetit në BE si dhe rezultatin e zgjedhjeve rajonale në Itali.

https://p.dw.com/p/Arw1

Lidhur me vdekjen e Pap Gjon Palit të II-të ggazeta e Vjenës "KURIER" shkruan: "Nga ky Papë do të mbetet ndihma që dha ai për të mposhtur komunizmin, urat që krijoi ai për afrimin me fenë hebreje, me atë myslimane si dhe me kishën ortodokse, angazhimi i tij politik dhe i besueshëm kundër luftës, kundër varfërisë së shkaktuar prej njerëzve dhe kundër zhvillimit të egër të kapitalizmit", thekson vjenezja "KURIER".

Ndërsa gazeta pariziane "LIBERATION" shpreh kritikë: "Papa Gjon Plai i II-të refuzoi kategorikisht kontraceptivët, abortin, eutanazinë, homosekusalitetin dhe emancipimin e gruas duke krijuar një dogmë të re, që Vatikani e nxiti nëpërmjet një aktiviteti intensiv diplomatik. Mbrojtja që i bënte ai familjes patriarkale dhe jetës së "shenjtë" argumentonte një kryqëzatë të re ikumenike dhe konservatore. Vetëm mund të shpresojmë që pasardhësi i tij me po kaq shumë energji dhe karizëm do t´i shërbejë një vizioni me më pak prapaktheu dhe me më pak dogma", nënvizon "LIBERATION" e Parisit.

Kalojmë në temën tjetër lidhur me nivelin e koniukutrës në BE. Gazeta "LE MONDE" reduktimin e shifrave të parashikuara për koniukturën nga Komisioni i BE-së e konsideron si shenjë për mungesë unanimiteti dhe këshillon: "Tani shtrohet pyetja lidhur me politikën ekonomike dhe sociale në Francë, në Gjermani dhe në Itali. Rezultatet e dobëta në këto vende janë në kontrast me forcën e Britanisë së Madhe, të vendeve balltike dhe atyre skandinave. Ka ardhur koha që "të mëdhenjtë" të mësojnë prej të "vegjëlve". Thënë më troç: ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat strukturore për të përmirësuar potencialin e zhvillimit të ekonomive të këytre vendeve", analizon "LE MONDE".

Gazeta tjetër franceze "INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE" lidhur me gjendjen në BE shkruan: "Zgjerimi i BE-së në 25 antarë ishte i predestinuar të krijonte krizë. Në këtë mënyrë kandidatët faktikë apo ata potencialë, që nuk janë të gjithë evropianë sipas të gjitha paramentrave, mund ta rrisin numrin e antarëve së paku në variantin e mundshëm deri në 35. Kriza është tashmë e pranishme. Por është më mirë që këto probleme po shfaqen tani në fillim të procedurës për ratifikimin e kushtetës. Kjo kushtetutë është rjedhojë e një procesi të komplikuar politik dhe organizativ si dhe e lëshimeve të peshuara mirë të sovraniteteve, por rrënjët e saj janë të lidhura me identitetin kulturor dhe moral si dhe me luajalitetin e miliona individëve", komenton "INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE".

Së fundi u referohemi zgjedhjeve rajonale në Itali. Gazeta spanjolle "EL PERIODICO DE CATALUNYA" kërkon shkaqet e dështimit të kampit qeveritar: "Rezultati i zgjedhjeve rajonale lë të kuptohet një kthesë të mundshme të pushettit në Itali. Kampi konservator i kryeministrit Silvio Berluskoni nuk ka nxjerrë mësime nga zgjedhjet e vitit 2000. Atëherë të majtët në zgjedhjet rajonale u prezantuan jo unikë dhe të përçarë e si rjedhojë ata humbën pushtetin në Romë. Këtë herë është Berluskoni ai që humbet, pasi ka neglizhuar që t´i mbajë të shtrënguar pas radhëve aleatët. Ajo që është më e rëndësishmja, elektorati klasik i kampit të qendrës së djathtë - sipërmarrësit, biznesmenët, dhe ata që ushtrojnë profesion të lirë - janë të zhgënjyer. Ata kërkojnë një politikë ekonomike më efikase", konstaton spanjollja "EL PERIODICO DE CATALUNYA".

Gazeta italiane "CORRIERE DELLA SERA" e konsideron humbjen në zgjedhjet rajonale si një dështim personal të Silvio Berluskonit: "Do të ketë ende kohë për ta analizuar në thelb këtë katastrofë, (...) Por qysh tani është mëse e qartë, se dështimi, një humbje kjo jo dinjitoze dhe që nuk mund të zbukurohet dhe as të fshihet) do të krijojë krizë brenda maxhorancës qeveritare. Epiqendra e kësaj krize është dhe do të jetë partia "Forza Italia", parti kjo që në të vërtetë nuk është parti, sepse ajo është krijuar sipas dëshirës dhe sipas modelit të Berluskonit", vëren "CORRIERE DELLA SERA".

Së fundi edhe një citat nga komenti i zviceranes "TAGES-ANZEIGER që del në Zyrih: "Një shuplakë? Jo, rezultati i zgjedhjeve rajonale në Itali është më shumë se kaq. Ky rezultat është fundi i një miti, është vota e mosbesimit të një populli të deziluzionuar. Berluskoni ka premtuar shumë dhe ashtu siç pritej, ai pothuajse nuk i është përmbajtur asgjëje. (...) Mos vallë do të kemi tani një revolucion të pallatit? Në të kundërt princi trashëgimtar i të majtëve, tashmë është kurorëzuar, Romano Prodi i sapo kthyer nga Brukseli. Ai ka në sirtar projektin e një programi qeveritar për vitin 2006. Thuhet se programi mban titullin "Rindërtimi". Italia e meriton atë", konkludon "TAGES-ANZEIGER".