Shrëder hedh poshtë spekulimet për dorëheqje. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve për armatimet. 50 vjetori i Bundeswehrit | Studimi në Gjermani | DW | 08.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shrëder hedh poshtë spekulimet për dorëheqje. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve për armatimet. 50 vjetori i Bundeswehrit

Spekulimet për dorëheqjen e kancelarit Shrëder, rritja në nivel ndërkombëtar e shpenzimeve për armatimet dhe 50 vjetori i Bundeswehrit janë disa nga temat që komentohen në shtypin e sotëm gjerman.

default

Spekulimet për dorehëqjen e kancelarit gazeta "Volksstimme" i komenton: "Tani nuk do të kemi zgjedhje të reja parlamentare? Në kryesinë e partisë socialdemokrate gjoja është hartuar një "skenar serioz", në bazë të të cilit Gerhard Shrëderi duhet të japë dorëheqjen nga posti i kancelarit dhe të zëvendësohet prej kryetarit të partisë Franc Myntefering. Por kështu u tha dje. Që përgënjeshtrimi do të paosnte menjëherë edhe kjo dihej qysh në fillim. Lajmet e përditshme nga kuzhina e thashethemnajës së Berlinit me përgënjeshtrimet pasuese vetëm sa i çorientojnë shokët në selinë e partisë dhe në kancelari pikërisht në një kohë që atyre u mungon orientimi. ... Ndaj shtrohet pyetja, se ku e gjejnë Shrëder dhe Myntefering sigurinë në fitore që demonstrojnë?"

Në të përdtishmen "Süddeutsche Zeitung" botohet artikulli me titull "Koha e spekulimeve": "Një lajm, përgënjeshtrim me forcë dhe njëkohësisht mbështetje e fshehtë nga koalicioni. Reagimi ndaj lajmit të agjencisë telegrafike gjermane (DDP) publikuar të martën paradite ishte mjaft domethënës për klimën që mbizotëron aktualisht në politikën e Berlinit. Qëkurse kancelari u shpreh për zgjedhje të reja më 22 maj parimisht asgjë nuk konsiderohet më e pabesueshme. E përderisa askush nuk di asgjë të saktë, lejohen spekulime nga më të ndryshmet dhe qarqet e interesuara i ushqejnë ato me kënaqësi, madje edhe nga vetë radhët e koalicionit qeverisës. ... Ngjarjet po evoluojnë kundër Shrëderit, dëgjohet nga qarqet e koalicionit. Eshtë vetëm çështje kohe, se kur kryetari i partisë socialdemokrate Myntefering do t´i thotë kancelarit, se me të nuk mund të shtyhet më. E pikërisht këtë prisinin disa politikanë drejtues socialdemokratë nga Myntefering mbrëmjen e 22 majit tek u morr vendimi për zgjedhje të parakohshme. Ndaj qysh atëherë as pozicioni i kryetarit të partisë nuk është më i padiskutueshëm."

Shtypi ka reaguar me komente ndaj raportit të isntitutit të studimeve për paqen Sipri në Stokholm lidhur me rritjen shpenzimeve për armatimet në nivel ndërkombëtar në një kuotë rekord si në periudhën e luftës së ftohtë. Lidhur me këtë e përditshmja "Landeszeitung" shkruan: "SHBA mbulojnë gati gjysmën e shpenzimeve për armatimet në nivel ndërkombëtar. Asnjëherë tjetër një perandori nuk i ka përcaktuar në mënyrë kaq të pakontestueshme fatet e planetit tonë. Epërsia ushtarake e SHBA në raport me pjesën tjetër të botës është rritur sërish. Megjithatë kanë nisur të shfaqen edhe shenjat e tendosjes: Uashingtoni ndëkrohë nuk mund të përballojë një ndërhyrje të dytë të armatosur si në Irak. Kjo pasi makineria e superfuqishme ushtarake e SHBA nuk mund të përballohet prej një ekonomie po aq dominante. Më të uriturit për armë rezultojnë Azia Jugore dhe Afrika e veriut, këto rajone konfliktesh do të jenë fushebetejat e ardhëhsme të luftës. Siguria pas së cilës po rend administrata e Bushit është vetëm një mirazh. Ushtarët nuk do ta stabilizojnë Irakun, kërcënimet nuk do ta trëmbin as Iranin dhe as Korenë e Veriut dhe as nuk do ta dekurajojnë Kinën rivale. Krahas armatimeve investimet janë të nevojshme p.sh. për të luftuar varfërinë."

Duke koemntuar të njëjtën Gazeta "Berliner Zeitung" i referohet Gjermanisë: "Gjermania është radhitur tani në vendin e katërt të eksportuesve ndërkombëtarë të armëve. Armatimi global ka arritur një nivel pothuajse si në kohën e luftës së ftohtë dhe ndërmarrjet gjermane fitojnë fuqishëm nga kjo marrëzi. Qeveria e kolicionit të socialdmeokratëve dhe ekologjistëve është aktivizuar në këtë drejtim jo vetëm si një kliente e madhe dhe pagues subvencionesh, por edhe si një reklamuese e zellshme e produkteve në botën e jashtme. Mjaft ndjeshëm është rritur eksporti i armëve të vogla në vendet jashtë BE-së dhe NATO-s. Sipas përllogaritjeve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me armë të tilla në mbarë botën vriten nëntë nga dhjetë viktima të luftës. E megjithatë vlera e eksporteve të liecensuara nga qeveria nga viti 2002 deri në 2003 është rritur me 8.6 milionë euro. Qeveria socialdemokrate ekologjiste është duke operuar tani me argumentin, se biznesi me instrumentat vrasëse hap vende pune, a nuk është kjo e pështirë..."

Lidhur me jubileun e 50 vjetorit të ushtrisë gjermane gazeta "Mitteldeutsche zeitung" shkruan: "50 vjet Bundeswehr është në fakt një histori suksesi. Sipas ministrit të mbrojtjes Peter Shtruk ushtria është "i vetmi sektor ku është realizuar uniteti". Kjo është e vërtetë duke përjashtuar të ardhurat e ushtarit. Ushtarëve gjermanë u janë kursyer angazhimet ne fushën e betejës. Por një gjë e tillë së shpejti mund të marrë fund. Avancimi i integrimit në njësitë të tilla si të NATO-s apo të Response Force mund të kenë pasoja; madje Shtruk bën fjalë edhe për të vrarë. Socialdemokrati Shtruk pretendon në mënyrën e tij të natyrshme që i ka mabjtur në unanimitet ushtrinë dhe shoqërinë. Ndërsa pasardhësi i tij ndoshta nga radhët e kristjandmeokratëve do ta ketë të vështirë, nëse do t´i duhet të ngrejë zërin në sfondin e angazhimeve të trupave në rajonet e luftës. Një gjë e tillë do t´i prekte zemrën së majtës anti-militariste të dalë në opozitë. Deri dje trupat kanë qenë në harmoni, por kjo nuk mund të mbetet kështu."

  • Data 08.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvB
  • Data 08.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvB