Shrëder Bush takohen në Uashington & Kërkesa e Gjermanisë për reformimin e Këshillit të Sigurimit | Studimi në Gjermani | DW | 28.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shrëder Bush takohen në Uashington & Kërkesa e Gjermanisë për reformimin e Këshillit të Sigurimit

Çështja e programit bërthamor të Iranit pas zgjedhjes së presidnetit të ri, konservatorit Mahmud Ahmedinexhad dhe kërkesa e Gjermanis për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit ishin tema qendrore të takimi Shrëder Bush në Uashington. Gazetat e sotme gjermane i kushtojnë vëmendje kësaj teme me kryeartikuj dhe komente.


Së pari një citat nga e përditshmja "Die Welt": "Insistimi i kancelarit për një vend në Këshillin e Sigurimit duket pothuajse i pashpresë: kjo pasi Gjermania deri më sot nuk ka mundur të sqarojë, përse e konsideron të rëndësishëm një vend në këtë forum të lartë dhe si do të ishte politika e saj në rolin e një bashkëlojtari të përhershëm. Shrëder dëshiron antarësimin në klubin e Nju Jorkut kryesisht si simbol statusi. Sepse ai nuk ka përgjigje për zgjidhjen e krizave të tilla si Korea e Veriut dhe konfrontimi që kërcënon me Iranin. Ndoshta atij nuk i duhet që t´i ketë këto përgjigje. Sepse SHBA si dhe shumica e antarëve të tjerë të përhershëm nuk janë të interesuar për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit. Japonia mund ta konfirmojë këtë, së fundi ajo hasi në refuzimin e Pekinit. Edhe ministri i jashtëm Joshka Fisher prej koleges së tij Kondoliza Rajs, s´dëgjoi gjë tjetër veç formulave refuzuese të kortezisë", komenton "Die Welt".

Duke u nisur nga fakti që në shtator në Gjermani mund të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe që qeveria e Shrëderit mund t´i ketë ditët e numëruara, e përditshmja e Bonit "General Anzeiger" komenton: "Ndoshta ky ishte turi i fundit i Shrëderit në SHBA. Trashëgimia transatlantike, që ai do t´u lerë pasardhësve të vet, nuk është për t´u entuziazmuar. Nga ana e tij unioni opozitar mund të krijojë konfliktet e veta me Bushin, dhe SHBA-ve nuk do të mund t´u ofrojë më shumë veç formulave të kortezisë dhe toneve miqësore që përdoren në përkufizimin e programit të politikës së jashtme. Sa i përket çështjes së antarësimit në BE të Turqisë si antare e NATO-s, SHBA janë kundër qëndrimit refuzues që donimon në radhët e kristjandemokratëve/kristjansocialëve. Kryetarja e opozitës Angela Merkel me mendimin, se nuk do t´i vizitojë SHBA përpara zgjedhjeve, pra përpara, se të marrë përsipër përgjegjësitë e politikës së jashtme, nuk sjellin mbarësi", analizon "General Anzeiger".


Mbi vizitën e Shrëderit në shtëpinë e bardhë edhe një opinion nga gazeta "Frankfurter Neue Presse": "Pavarësisht nga të gjitha "përbetimet e dëshirës së mirë" në opinion qysh prej luftës së Irakut raportet mes Berlinit dhe Uashingtonit janë trazuar. Problemi i Iranit, që është ashpërsuar tani me fitoren e konservatorit fondamentalist Mahmud Ahmadinexhad, ofron lëndë të ngjashme për konflikt. Evropianët nuk kanë arritur me përpjekjet e tyre që ta ndalin programin bërthamor të Teheranit në kohën që ende ishte një reformator, i cili luftonte me këshillin mbikqyrës për pushtetin. Nëse ka pasur ndonjëherë lëshime nga ana e Iranit, kjo ka ndodhur vetëm për faktin se SHBA krijonin një sfond kërcënues. Ndaj situatës së re në Iran partia socialdmeokrate reagoi përsëri duke kërkuar një ofertë më të mirë për Teheranin, në mënyrë që ky ta ndjente veten të shpërblyer për ngurtësinë e tij. Kjo nën moton: sa më të ashpër të jemi aq më i mirë do të bëhet Perëndimi. Por nga ana tjetër SHBA tek e fundit do të stepeshin prej një lufte të re në Gjirin Persik, sepse situata në Irak është aq e vështirë që që fronti në atdhe po shpërbëhet. Ás evropianët dhe as amerikanët deri më sot nuk kanë gjetur një rrugë të artë për qëndrimin që duhet të mbajnë ndaj dhespotëve islamistë", komenton "Frankfurter Neue Presse".

  • Data 28.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruv
  • Data 28.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruv