Shqipëri: Formohet komisioni parlamentar për reformimin e ligjeve zgjedhore
18 Maj 2007Reklamë
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e komisionit parlamentar që do të realizoje reformën zgjedhore, një nga prioritetet e Qeverisë së Tiranës dhe kërkesë e BE -së në plotësimin e angazhimeve të marra nga pala shqiptare.
Por komisionit të sapoformuar prej 18 anëtarësh do t´i duhet të përballojë së pari partitë e vogla parlamentare që kundërshtojnë fort veton e dy partive kryesore,
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.