SHBA-s e shtyjnë afatin për vënien në qarkullim të pashaportave me të dhëna biometrike | Bota | DW | 11.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA-s e shtyjnë afatin për vënien në qarkullim të pashaportave me të dhëna biometrike

Turistët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në SHBA-s nuk do të duhet të kenë një pashaportë me datat e tyre biometrike. Presidenti amerikan Bush e shtyu afatin për vënien në qarkullim të këtyre pashaportave për një vit më vonë. SHBA-s kërkojën pashaporta të tilla nga 27 vende evropiane. Qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë nevojë për vizë kur udhëtojnë në SHBA-s

Kush do të bëjë pushime në SHBA-s mund të udhëtojë aty pa pashaportën me foto digjitale dhe me shenjën e gishtërinjve apo datat e tjera biometrike. Presidenti amerikan Bush e shtyu afatin për vënien në qarkullim të pashaportave të tilla deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, kongresia amerikan kërkoi pashaporta të pafallsifikueshme nga turistët e 27 shteteve evropiane, të cilat nuk kana nevojë për vizë për të udhëtuar në SHBA-s. Por shumica e këtyre shteteve nuk mundën ti prodhonin brenda kohës së caktuar pashaportat e kërkuara nga SHBA-s, për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe për debatet kombëtare mbi mbrotjen e të dhënave personale të qytetarëve. Për këtë arsye disa ministri të jashtme dhe të brendshme kishin kërkuar shtyrjen e afatit për të paktën 2 vjet.

Por sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtem amerikane, nuk do të ndryshojë asgjë: Duke filluar nga muaji tetor i këtij viti, të gjithë njerëzit që hyjnë në SHBA-s do të fotografohen në mënyrë digjitale dhe do të japin shenjën digjitale të gishtërinjve. Kjo do të bëhet me cdo turist, pa ndryshim nëse vjen nga një vend që nuk ka nevojë për vizë për të udhëtuar në SHBA-s apo nga vende të tjera.

  • Data 11.08.2004
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSZ
  • Data 11.08.2004
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSZ
Reklamë