″Shanse për forcimin e marrëdhënieve″ | FOKUS | DW | 14.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

"Shanse për forcimin e marrëdhënieve"

"Ishte një pritje midis miqsh" - kështu e përshkroi kancelarja Angela Merkel mbërritjen të enjten në Uashington për vizitën e saj të parë në ShBA. Pas një mëngjesi të përbashkët me senatorët e ShBA të premten Merkel u prit nga presidenti Xhorxh Bush në shtëpinë e bardhë.

Angela Merkel dhe Xhorxh Bush në Uashington

Angela Merkel dhe Xhorxh Bush në Uashington

Vetëm moti nuk iu përshtat kaq mirë atmosferës së çlirët teksa Angela Merkel po hynte në shtëpinë e bardhë. Ndërsa jashtë nën qiellin e hirtë prej reve nisi të bjerë shi, presidenti Bush u disponua tri orë resht për të përshëndetur dhe njohur gruan e parë në postin e kancelares nga Gjermania. Prej saj në Uashington shpresohet një raport më i çlirët dhe miqësor në marrëdhëniet e mpira gjermano-amerikane të viteve të fundit. Pas bisedimeve presidenti e përcolli me një mori komplinetash kortezie kancelaren:

"Gjermania është një vend vërtetë i rëndësishëm në zemër të Evropës. Eshtë me interes të madh që Gjermania të marrë përsipër një rol drejtues në çështjet thelbësore. Gëzohem për bashkëpunimin me kancelaren. Përshtypja ime e parë është mjaft pozitive. Ajo është e mençur, e aftë, ka një temperament të këndshëm, dëshiron lirinë. Ne do të kemi marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin dhe kjo është e rëndësishme për të dy popujt tanë."

Merkel, ndryshe nga prezantimi i parë i saj në Uashington asokohe si kryetare e opozitës, kësaj radhe foli në gjermanisht dhe jo në anglisht dhe nuk dukej aq euforike tek formuloi kriteret për një bashkëpunim më të mirë: "Besoj, se ka një shans për intensifikimin e marrëdhënieve tona. Kjo konsiston në përvojat tona të përbashkëta. Këtu bëjnë pjesë Afganistani, Ballkani si dhe sukseset në bisedimet në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë), duke përmendur këtu vetëm disa shembuj. Unë jam e interesuar për kontakte më intensive, sepse besoj që pjesa më e madhe e keqkuptimeve ka të bëjë, me faktin që kontaktet nuk kanë qenë mjaft të shpeshta. Duhet dhe shoh një shans, që të mbizotërojë klima e hapur, kur edhe mund të themi, po për këtë jemi darkod, por diku tjetër kemi mendime të ndryshme. Kjo duhet të jetë një klimë e besimit për atë çka është rënë dakord dhe që duhet rrespektuar."

Lista e temave konkrete, për të cilat biseduan sy ndër sy të dy politikanët është mjaft e gjerë: qysh nga Iraku e Afganistani, tek paqja në Lindjen e Mesme, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, e deri tek Guantanamo e çështja e Iranit. Ndërsa Bushi lidhur me çështjen e Guantanomos bëri fjalë për keqkuptim nga pala gjermane dhe tërhoqi vëmendjen për sqarimin ligjor përpara gjykatave të ShBA, ai e lavdëroi Gjermaninë për rolin në lidhje me Iranin, programi bërthamor i të cilit kërcënon paqen në mbarë botën: "Gjermania ka luajtur një rol jashtëzakonisht konstruktiv në dialogun me Iranin dhe dua ta falenderoj këtë vend, për vazhdimin e këtij dialogu. Ne në konslutime të ngushta do të përcaktojmë, se si duhet të vazhdojmë më tutje lidhur me këtë çështje."

Merkel e përshkroi qëndrimin e planifikuar për çështjen e Iranit: "Ne nuk mund të shkojmë më tutje me bisedime, Irani i ka hedhur poshtë të gjitha. Ne madje kemi pritur ofertën ruse, por edhe këtu Irani ka refuzuar. Ndaj procesi do t´i kalojë sërish Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore. Nga ana tjetër këtu duhet të përpiqemi që mundësisht një numë i madh antarësh të mbështesë dhe të pasojë propozimin tonë."

Në përfundim të konferencës së shtypit Bush dhe Merkel patën një drekë të përbashkët në shtëpinë e bardhë, një nder ky që prej kohësh nuk i është bërë çdo kryeministri në vizitën e prezantimit. Merkel në përfundim të drekës deklaroi, se në maj do të udhëtojë sërish për në Uashington, përveç kësaj ajo do të angazhohet që ShBA të jenë vendi i ftuar nderi në panairin e sivjetëm të librit në Frankfurt.

  • Data 14.01.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqga
  • Data 14.01.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqga