1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shërbimi Informativ Gjerman BND mbush 50 vjetorin e krijimit

Alexander Andreev31 Mars 2006

Mbi 6000 bashkëpunëtorë ka Shërbimit Informativ Gjerman BND në qytetet Pullah, Berlin dhe në disa shtete jashtë Gjermanisë. Ky institucion u krijua më 1 prill të vitit 1956. Sot BND-ja ka tetë departamente që e informojnë qeverinë gjermane me informacione të rëndësishme politike.

https://p.dw.com/p/Ar13

Që prej ditës së parë të "lindjes" së Shërbimit Informativ Gjerman përpara 50 vitesh, opinioni publik gjerman nuk i ka kursyer kritikat ndaj kësaj organizate.

Ky institucion u krijua në vitin 1946 si njësi ndihmëse për forcat ushtarake amerikane në Gjermani. Më pas në vitin 1956 kjo organizatë morri emrin BND dhe drejtohen nga ish gjenerali i njësive naziste të Hitlerit, Reinhard Gehlen. Gjatë Luftës së Ftohtë, ish gjenerali i "Departamentit për Forcat detare të Lindjes" Gehlen, furnizonte amerikanët me informacione nga Evropa dhe rekrutoi gjithnjë e më shumë bashkëpunëtorë ish nazistë. Madje edhe ish oficerë të Gestapos apo të njësive SS gjetën punë tek gjenerali Gehlen.

Lufta kryesore ishtë sigurisht kundër Bashkimit Sovjetik. Gjatë konfliktit "Lindje-Perëndim", organizata e Gehlenit vlerësohej si armiku nr. 2 pas CIa-s. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shërbimi Informativ Gjerman BND pësoi një krizë të shkurtër identiteti. Ish kordinatori i shërbimit sekret Bernd Schmidbauer tregon:

"Bota ndryshoi shumë gjatë viteve 1980-1990. Nuk e kemi më atë bipolaritetin e hershëm, tani kemi më shumë transparencë. Perdja e Hekurt nuk ekzisiton më, as Bashkimi Sovjetik, Pakti i Varshavës u shpërbë, komunizmi u zhduk. Por tani kemi kërcënime të reja, të cilat janë shumë të vështira."

Kërcënimet e reja quhen terrorizëm, kriminalitet i organizuar, trafik armësh, trafik njerëzor dhe larje parash. Por mundësitë e veprimit të BND-së janë të kufizuara, sepse në kushtetutën gjermane qëndron: "BND-ja mbledh informacione nga jashtë dhe i verifikon ato në bazë të relevancës që kanë për qeverinë gjermane." Ish shefi i BND-së August Hanning, i cili sot është sekretar shteti pranë ministrisë së brendshme gjermane, tregon:

"BND-ja duhet t´i japë informacione qeverisë, që nuk gjehen dot nga asnjë institucion tjetër. Qeveria gjermane duhet të marrë vendime politike që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, me sektorin e mbrojtjes dhe sigurinë. Të gjitha këto informacione janë sekrete dhe mund të sigurohen vetëm nga shërbimet sekrete."

Jospektakulare por kompetente, por edhe e ngadaltë dhe byrokratike - kështu njihet organizata e BND-së nga Pullahu dhe Berlini edhe sot, pas 50 vitesh.