1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sfondi i terrorizmit arab

Peter Filip25 Korrik 2005

Pas shpërthimeve të ditës së shtunë në Sharm el Sheik, vëmendja e opionionit ndërkombëtar sërish është përqendruar në Egjipt. Islamizmi i dhunëshëm në këtë vend mbi Nil ka një traditë të gjatë. Përveç dhunës së viteve të kaluara, ndër shembujt e shumtë janë edhe vrasja e ish - presidentit Anvar el-Sadat në vitin 1981, por edhe krijimi i "vëllazërvie myslimane" në vitet e 20 - ta, kur në Stamboll u hoq kalifati.

https://p.dw.com/p/Aqjb
Sharm el Sheik
Sharm el SheikFotografi: dpa

Kur njeriu në Arabinë Saudite flet për Osama Bin Ladenin, nuk zgjatë shumë e të thuhet se shefi i Al Kaidës, kaherë nuk i përket këtij vendi, ndërkohë që ideologjia e tij radikale ka zanafillën tek Aiman el Zavahiri. Terrori islamik ka rrënjët në Nil dhe jo në qarqet e vahabizmit të Arabisë Saudite.
Ajo që në shikim të parë duket si fjalë zbukurimi, në esenca paraqet një pjesë të së vërtetës: që prej fillimit të shekullit 20, në Egjipt janë vënë zanafillat e asaj që sot i frymëzon grupet istalmiste terroriste të Al Kaidës. Hapin e parë më të rëndësishëm, në vitet 20 - ta e bëri Hasan el Bana, i cili krijoi një "Vëllazëri myslimanësh" me emrin "Ikhvan". Ajo kundërshtonte ndikimin e fuqive kolonialiste në botën arabe dhe angazhohej për një shoqëri islamike. Kjo organizatë nuk përndiqej vetëm prej fuqive kolonialiste, por edhe regjimeve të ndryshme, të cilat në pushtet erdhën pas përfundimit të kohës së kolonializmit.
Në kohën e presidentit Gamal Abdel Naser, vëllezërit myslimanë ishin të ndaluar, ndërkohë që ideologu i tyre Sajib Kutb, me urdhërin e Naserit është ekzekutuar në vitin 1966. Ai predikonte përdorimin e dhunës, ndërkohë që ishtarët e shikonin vrasjen e tij, si një dëshmi se regjimet mund të luftohen vetëm me dhunë. Militantën kaluan në nëntokë dhe përveç vëllezërve myslimanë, krijuan dhe grupe të tjera të dhunëshme.
Një sfidë e posaçme për këto grupe ishte marrveshja paqësore e Kemp Dejvidit, e nënshkruar në vitin 1979 prej presidentit Anvar el - Sadat dhe Izraelit. Sfida e dytë ishte ndërhyrja ushtarake sovjetike në Afganistan, në të njëjtin vit. Urrejtja ndaj të ashtuquajturit tradhëtar në tetor të vitit 1981, solli edhe deri te vrasja e presidentit Sadat. Vrasësi dhe shumë ndihmës të tij u nxorën para gjyqit, mirëpo ideologu kryesor i vrasjes, Ajama Al Zavahiri iku në Afganistan, ku gjeti bashkëmendimtarë të shumtë nga mbarë bota arabe. Ata së bashku luftonin kundër trupave sovjetike, për ironi me ndihmën e amerikanëve. Një prej ndihmësve të tij ishte një i ri pasanik, me emrin Osama Bin Laden.
Pas dëbimit të sovjetëve, shumë "afganë", siç quheshin luftëtarët në Afganistan, u kthyen në vendlindjet e tyre. Kështu ndodhi edhe me shtetasit e Egjiptit dhe Algjerisë, që u pasua me shtimin e akteve terroriste kundër regjimeve në pushtet. Mirëpo terrori në radhë të parë qëllonte të pafajshmit: në Algjeri njerëzit e rëndomtë, ndërsa në Egjipt shumë shpesh edhe turistët.
Qëllimi në Egjipt ishte shumë i qartë: duhej rrënuar turizmi, me synim dënimin e qeverive bashkëpuntore të SHBA. Qarkulllimi i të huajve në këtë vend sjellë më së shumti deviza. Në rast mungese për një kohë të gjatë të këtij burimi financiar, siç ndodhte gjithmonë pas sulmeve të rënda terroriste kundër turistëve, keqsohej gjendja ekonomike. Atentatorët shpresonin se popullata do të ngrehet kundër qeverive në pushtet. Vitet e fundit, forcat e sigurisë kishin mundur ta parandalojnë dhe t'i japin fund terrorizmit. Mirëpo, njëkohësisht shënohet një kthesë ndaj fesë islamike dhe paraqitja e rrymave të ndryshme, të cilat kanë lidhje edhe me radikalizimin e viteve të fundit. Të rinjë të frustruar dhe të ideologjizuar, ka edhe në Egjipt, sikur në mbarë botën arabe. Ndërkohë që nuk mungojnë as provokimet: prej Rripit të Gazës e deri te Guantanamo, prej Kabulit e deri në Rabat. Sulmet teroriste si ato të 11 shtatorit, në Madrid apo Londër, shumë shpejt shndërrohen në një shembull se si duhet vepruar kundër perëndimorëve. Dhe kur nuk mund të veprohet kundër perëndimit, atëherë qëllohen ndihmësit në botën arabe: siç është qeveria në Egjipt, e Hosni Mubarakut.