Samiti i BE-se, Gjermania para zgjedhjeve | Studimi në Gjermani | DW | 17.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Samiti i BE-se, Gjermania para zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit te BE-se Barroso

Kryetari i Komisionit te BE-se Barroso

Samiti i BE, programet dhe synimet e partive para zgjedhjeve në Gjermani janë në qender të shtypit të sotëm.

Frankfurter Rundschau për samitin e BE-së në të cilën kryetaret e shteteve u përpoqen për zgjidhje të ceshtjeve të komplikuara financiare

"Problemi i unionit evropian nuk janë qytetaret e tij, janë udhëheqesit. Samiti e ka humbur shansin, për të dhënë një shenjë në momentin e krizës. Në rrethin e kryetareve aktualë të shteteve të BE-së mungon vullneti i mjaftueshem dhe guximi i nevojshem, për t´u larguar nga zakoni, që Brukseli të shpërdorohet kryesisht si fushë beteje për interesat kombëtare. Përkundrazi duket se shoku nga Franca dhe Hollanda ka forcuar tek jo pak vetë bindjen, se këmisha kombëtare është gjithsesi më e rëndësishme, se sa fundi evropian dhe zgjedhesit në këto vende sillen ashper me këtë bashkim që po bëhet gjithnjë e më i pakuptimtë dhe i padëshërueshem. Pasi Këshilli i Bashkimit Evropian duket se nuk e perballon sa duhet krizën evropiane, pesha për të strukturuar diskutimin e nevojshem mbetet tek komisioni dhe parlamenti. Edhe kjo do të ndihmojë vetem, nëse në rrethin e anëtareve bashkohen vetem ata, të cilët së bashku mund të ngrenë shumë peshë dhe mendojnë ala evropiance."

Neue Westfälische nga Bielfeldi shkruan:

"Nqs Evropa do ta kapërcejë tani krizën me pauzën e reflektimit, dialog dhe debat, forcimi demokratik i institucioneve sidomos i parlamentit, të cilin e parashikonte edhe kushtetuta e BE, është në rend të ditës si edhe zgjerimi i tij. Kryeministri i Belgjikës Guy Verhofstadt konstatoi papritur në samit, se kurrë nuk është folur se cfare Evrope duam në fund dhe pyeti: "Cili është vizioni ynë final?" Atëhere vendoseni të vjen të thërrasësh. Dhe thuajani njerezve rezultatin."

Berliner Zeitung për debatin e ndezur ne unionin opozitar për programin zgjedhor.

"Kryetarja e CDU-së vetem mund të perfitojë nga qartësia. Sepse sa më të qarta të jenë përcaktimet para zgjedhjeve, aq më i vogël është zhgënjimi e zgjedhësve pas zgjedhjeve, kur të behen pastaj shkurtimet. Dhe aq më i pakët do të jetë potenciali për grindje brenda partisë së vet. Merkel do të ketë mjaft punë, që të rregullojë konceptet e papërfunduara, apo të pavlefshme si në shendetesi, pa rrezikur që CSU të therrasë për hakmarrje.
Një hap i rëndësishëm për këtë nga pikëpamja e Merkelit do të ishte që të merrte kryetarin e CSU-së Edmund Stoiber në Berlin për ta vënë kështu nën disiplinën e kabinetit. Nqs ai mbetet kryeminister i Bavarisë, mund të sulmojë me me efekt zyren e kancelares, sepse në këtë mënyrë nuk e ve në lojë postin e vet."

"Nordbayerischer Kurier" nga Bayereuth shkruan:

"Sado të rëndësishme që të jenë ndryshimet në taksa, pensione, punë dhe ceshtje sociale bisedat e nderprera për reformën federaliste nuk duhen shtyre në periudhen e re legjislative. Drejtimi politik i vendit është bërë i ngathet, i zvarritur e i sterhollluar, sepse ka një dhomë të gjithëpushtetshme të landeve, që e jeton në mënyrë ekstreme idene e bashkevendosjes federaliste. Kjo çon në lodhjen e popullsisë, e cila nuk kupton, se përse qeveria nuk mund të reagojë dot."

"Pforzheimer Zeitung" bën një vleresim për partinë liberalë

"Partisë liberale i mungon kontinuiteti në politikë. Dhe i mungon permbajtja dhe idete e reja. Sheqerka i hidhen gjithnjë zgjedhesve si të llojit ne jemi për hovin, ne jemi për zhvillimin, ne jemi kunder taksave të larta. Cili qytetar nuk është për to? Por si do të realizojë FDP këto qëllime të larta? Për këtë Westerwelle nuk mund të japë përgjigje. Problemi i akceptancës perqendrohet tek personi i tij. Tani liberalet kanë problem në mbarë vendin. Nga ndryshimi i opinionit të zgjedhesve në federatë liberalët, së paku në bazë të anketimeve, nuk përfitojnë. Si rrjedhojë kanë frikë. Frika se mund të dështojnë te 5 përqindëshi, pra që zgjedhësit të mund të bëjnë edhe pa ta. Ky do të ishte fundi politik për Guido Westerwellen, por gjithashtu edhe një dizaster për liberalet."

Në fund një citat nga Coburger Tageblatt lidhur me ngarkesën në vendin e punës.

"84% nuk dinë nga t´ia mbajnë me ngarkesën e punës. Konferencat mund të jenë të rëndësishme, por u nënshtrohen ligjeve të parkinsonit dhe zgjaten gjithnjë e më shumë. Disa të prangosur nga stresi ndjehen si të papunët. Do të bënin me gjithë qejf diçka, sikur t´i linte njeri."

  • Data 17.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv4
  • Data 17.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv4