Runi i jep fitoren ekipit Manchester United | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 25.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Runi i jep fitoren ekipit Manchester United

Mançester Junajtedi kaloi në epërsi, në minutën e 5-të me golin e Kristiano Ronaldos

Manchester United-Logo

Manchester United-Logo

Manchester United (Mançester Junajtedit) ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Milanin në “Old Traford”, me rezultat 3:2, pas një loje përplot emocione dhe kthesa. Protagonist i fitores së “djajve të kuq” ishte Uejn Runi, i cili me dy gola të shënuar nuk lejoi që skuadra italiane të festojë në “Teatrin e Ëndërrave”.

Mançester Junajtedi kaloi në epërsi, në minutën e 5-të me golin e Kristiano Ronaldos. Mirëpo shumë shpejtë djemte e Karlo Ançelotit arritën të bëjnë kthesë në rezultat, falë dy golave të shënuar nga Leite Kaka (22’, 37’). Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve, por jo edhe e tërë ndeshja. Fillimisht në minutën e 59-të Runi i barazoi shifrat, kurse në momentet kur pritej që akti i parë i kësaj sfide gjigande të përfundojë me rezultat të barabartë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Runi me gjuajtje të fortë e mposhti Didën, duke vulosur rezultatin përfundimtar, 3:2. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 2 maj në “San Siro”, kur edhe do të vendoset skuadra e cila do të udhëtojë në Athinë. Sot do të luhet ndeshja tjeter e Liges se kampioneve, mes FC Chelsea-it dhe Liverpool-it


  • Data 25.04.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIW
  • Data 25.04.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIW