Rreth 300 të vrarë dje në Irak | Bota | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rreth 300 të vrarë dje në Irak

Më shumë se 250-300 jetë njerëzish kanë kërkuar luftimet në Irakun e Jugut. Një bashkëpunëtor i ministrisë irakiane të mbrojtjes dha se aktualisht është e pamundur të numrohen me saktësi të vrarët.

Dhunë në Irak

Dhunë në Irak

Të vrarët sipas informacioneve janë më tepër nga radhët e kryengritësve. Operacioni i ushtarëve amerikanë dhe irakenë në rrethinat e qytetit Naxhaf me sa duket filloi orët e para të së dielës, vazhdoi gjithë ditën dhe u shtri edhe në orët e natës. Një oficer i policisë irakene tha, se janë angazhuar tanke dhe helikopterë amerikanë. Njëri nga helikopterët u godit dhe u rrëzua në një lumë. Këtë e bëri të ditur guvernatori i provincës. Ushtria amerikane nuk pranoi të mbante qëndrim për të dhënat e guvernatorit. Për aksione në vazhdim e sipër nuk mund të merret qëndrim, u bë e ditur. Se kush janë luftëtarët, që luftojnë ushtarët, është e paqartë. Disa thashetheme flasin për milicë shiitë, të tjerë flasin për një bandë të përzier sunite-shiite-arabe. Dhe guvernatori i Naxhafit tha se autoritetet zbuluan një komplot sunit, në kuadër të të cilit personat e armatosur kishin planifikuar të vrisnin në fillim të javës disa persona fetarë shiitë. Aktualisht në Naxhaf, në njërin nga qytetet e shenjta të shiitëve, atmosfera është shumë e tensionuar. Sepse këto ditë merr fund festa e ashures. Në këtë kuadër, shiitët përkujtojnë vdekjen prej martiri të Imam Husseinit, si të thuash njërit nga paraardhësit shpirtërore të tyre, shkak për të cilin në jug të Irakut priteshin vërshime të mëdha pelegrinësh. Meqenëse në të kaluarën ka pasur disa atentate në aktivitete të tilla fetare, forcat e sigurisë janë në gjendje alarmi. Rreth 25 mijë policë janë angazhuar nga ky shkak vetëm në Naxhaf. Por incidente fundjavën që shkoi u njoftuan jo vetëm nga Naxhafi. Edhe në pjesë të tjera të Irakut pati atentate dhe sulme. Në Bagdad u vranë dy këshilltarë qeveritarë, dy bijat e një nëpunësi dhe shtatë shoqërues, kur persona të armatosur hapën zjarr kundër automjeteve të tyre. Pesë nxënëse u vranë nga një predhë mortaje që goditi një shkollë të mesme. Njëzet shoqe të shkollës u plagosën. Gjashtë vetë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe automjeti në një treg të lagjes së shiitëve, Sadr City. Dhe së fundi, edhe nga qyteti i Irakut të veriut, Kirkuk, u njoftuan atentate me bomba dhe të shtëna, prej të cilave u vranë të paktën gjashtë vetë.
  • Data 29.01.2007
  • Autor Bjërn Blashke (ADD)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJW
  • Data 29.01.2007
  • Autor Bjërn Blashke (ADD)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJW
Reklamë