Rindizet debati i kushtetutës evropiane në Gjermani | Gjermania | DW | 14.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rindizet debati i kushtetutës evropiane në Gjermani

Në Gjermani është hapur debati mbi referendumin. Më së shumti diskutohet se sa larg mund të shkohet me elementët plebishtarë në planin federal. Inisiatore e këtij debati është çështja aq e diskutuar e kushtetutës evropiane. Parimisht në Gjermani ratifikimi i saj kryhet nga Bundestagu dhe Këshilli federal, por çfarë do të ndodhë me elementët e plebishtit popullor.

Kundërshtarët e referendumit, ndër ta kancelari gjerman Shrëder, Ministri i Jashtëm Fisher si edhe shefja e kristiandemokratëve Merkel
i drejtojnë ithtarët e referendumit tek kushtetuta gjermane dhe orientimi i saj përfaqësues. Kjo vërtet u jep elementëve plebishitarë shumë pak hapësirë. Vetëm tek rindarja e rajoneve në territorin federal është shprehimisht fjala për një referendum. Në raste të tjera thuhet ne rubrikën 21 të kushtetuës se fuqia e shtetit ushtrohet nga populli në zgjedhje dhe votime të tjera. Parimisht janë parashikuar në Gjermani edhe plebishite në plan kombëtar, por një projektligj i përgatitur pikërisht për këtë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit nuk gjeti mbështetjen e shumicës në bundestag,pra dy të tretat e nevojshme, të cilat lejojnë ndryshime në kushtetutë. Kështu që është e qartë se lidhur me kushtetutën evropiane nuk do të ketë në Gjermani referendum. Bundestagu gjerman dhe Këshilli federal do të merren me këtë temë.
Sipas Andreas Maurer nga fondacioni i njohur për shkecën dhe politikën në Gjermani kjo mjafton dhe një referedum nuk është dhe aq i përshtatshëm pasi i gjithë ky proces është shumë i gjatë dhe shpejt na paraqitet si një marrëveshje e së drejtës ndërkombëtare, e cila bie fjala mund të ndryshohet shpejt; Kështu ky dokument nuk do të ishte në të vërtetë konstitucional dhe t'u jepte kështu qytetarëve të Bashkimit evropianë atë dokument që do të ishte i krahasueshëm me kushtetutën.

Nga ana tjetër një sërë landesh gjermane kanë mundësinë e referendumeve në kushtetutat e landeve. Qytetarët madje e përdorin këtë mundësi. Shpesh në këto raste bëhet fjalë për çështje qe prekin vetëm rajone të caktuara.- psh ndërtimi i një rruge shmangëse, apo edhe për çështje të tjera më të rëndësishme. Në të gjitha këto raste është e nevojshme një procedurë jo dhe aq e thjeshtë. Fillohet si rregull me mbledhjen e nënshkrimeve për një çështje të caktuar, tek të cilat duhet respektuar numri i duhur firmave. Nëse kjo arrihet, atëherë çështja në fjalë duhet të merret në shqyrtim nga komisioni përkatës në parlament, nga parlamenti komunal apo nga parlamenti i landit përkatës. Po qe se qytetarët këtu nuk arrijnë të kenë sukses, atëherë vjen radha e një referendumi popullor, tek i cili duhet arritur edhe një kuotë e ckatuar pjesëmarrjeje.

Pra kjo rruge ka disa pengesa. Ndërkohë që ekziston edhe frika qe plebishitet i hapin dyert demagogëve të gjithëfarllojshëm, argumentim ky që i përdorur në rrafsh kombëtar gjithmonë sjell si shembull Republikën e Vajmarit, duke i hapur kështu rrugë diskutimit të instabilitetit të demokracisë gjermane. Me të vërtetë Republika e Vajmarit i dha mundësinë demagogëve të të gjitha ngjyrave të dilnin në skenë. Megjithatë në vitet 1918 deri në 1933 pati dy plebishite. Për Andrea Maurer ky argument nuk ka më vlerë në kohën e sotme:

"Në asnjë rast nuk do të ndërtoja urë lidhëse nga epoka e Vajmarit deri tek Republika Federale në vitin 2004. Unë mendoj se gjermanët ndërkohë kanë arritur të mësojnë aq shumë nga historia dhe arrijnë pjekurinë e demokracisë në të cilën jetojnë, kështu që edhe me një referendum për çështje kushtetuese, ata do t'ja dilnin mbanë."

Sipas kësaj do të mund të zhvilloheshin referendume edhe për çështje kardinale. Këtu duhet të sigurohej vetëm që këto nuk ndodhen të përfshira në të drejtat themelore të kushtetutës. Nga ana tjetër plebishitet popullore për buxhetin federal nuk janë të mundura nga ana praktike. Pasi parimisht vlen, formuluar sipas Andrea Maurer:
"Në Republikën Federale gjermane është i nevojshëm një debat i gjerë për atë se prej cilës pikë elemente të pjesëmarrjes së popullit në referendume janë instrumenta interesantë, që përplotësojnë demokracinë representative, por që në asnjë rast nuk shihen si zëvendësuese të parlamentit kombëtar apo evropian."
Rindizet debati i kushtetutës evropiane në Gjermani.


  • Data 14.08.2004
  • Autor Hajnc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5x
  • Data 14.08.2004
  • Autor Hajnc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5x