1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rifillon kthimi i ashkalinjve dhe egjiptianeve ne Kosove

Anila Shuka, Berlin19 Maj 2005

Ndër 37 kosovarët që u kthyen të enjten në mënyrë të detyrushme nga aeroporti i Dyseldorfit në Prishtinë, ndodheshin edhe pesë anëtarë të grupit etnik të ashkalinjve. Siç bëri të ditur për Dojçe Velen, në shqip zëdhënësi i ministrisë së punëve të brendshme të Landit të Nordrajn Vestralisë, Lydger Harmajer, fjala është për një familje prej katër anëtarësh nga landi i Rajnland-Falcit, si edhe një grua nga Nordrhajn Vestfalia, që ndodhej që më parë në burgun e dëbimit. Ndërkohë një numër i madh organizatash joqeveritare si edhe deputetë janë shprehur kundër dëbimit të ashkalinjve dhe pjesëtarëve të tjerë të pakicave në Kosovë. Ata dyshojnë tek pohimet që vijnë nga Kosova për p

https://p.dw.com/p/Ar3l

�rimirësimin e gjendjes së sigurisë për pakicat.

Sipas informacioneve të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve Pro Asyl, deri në fund të majit, planifikohen të kthehen në Kosovë afro 100 antarë të pakicave, kryesisht ashkalinj dhe egjiptianë. Bernd Neshoviç, referues në këtë organizatë thotë për Dojçe Velen, se dyshon që kaq shpejt të jetë arritur një gjendje stabile në Kosovë:

"Gjatë ditëve të fundit e kemi kritikuar vendimin e marrë nga qeveria gjermane për kthimin e detyrueshëm të ashklainjve e egjiptianëve, sepse situata për këtë grup që nga pogromi i marsit të vitit 2004 nuk ka ndryshuar aq, saqë të mund të quhet e qendrueshme."

Në marrëveshjen e arritur mes UNMIK-ut dhe Ministrisë Gjermane të Punëve të Brendshme në datat 25 dhe 26 prill në Berlin, është caktuar, mesatarisht çdo muaj të kthehen për në Kosovë më së shumti 300 ( nga korriku e më tej 500) ashkalinj dhe egjiptianë. Duke filluar nga 2006 nuk do te kete me kufizim. Gjithashtu është rënë dakord të kthehen me detyrim edhe 70 pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët janë dënuar më parë minimumi me dy vjet burg, ka deklaruar për Dojçe Velen një zyrtar i lartë i Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme.

Kryetarja e te gjelberve, Klaudia Rot, eshte shprehur me force kunder zbatimit te nje vendimi te tille. Pasardhesi i zonjes Rot ne detyren e te ngarkuarit te qeverise per te drejtat e njeriut, Tom Kenigs, ka thene, se ky vendim eshte ne rregull, ne qofte se UNMIK-u , ashtu siç e parashikon edhe marrëveshja në fjalë, do t’i kontrollojë një për një rastet e ashkalinjve që kthehen, parë në aspektin e sigurisë. Edhe zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) në Beriln, Shtefan Telëken, i tha të enjten Dojçe Veles, se kthimi i ashkalinjve nuk është në kundravajtje me pozicionin e UNHCR-së.

Ndryshe mendon Bernd Neshoviç nga Pro Asyl. Ai ka frikë, se kthimi i pakicave po keqpërdoret për qëllime politike. Për Dojçe Velen ai thotë:

"Sa i përket informatave për gjendjen e pakicave në Kosovë, ka shumë zbukurime. Kjo ka të bëjë me negociatat që do të zhvillohen këtë verë për statusin. Gjithë kohës u tha që duhej të përmbusheshin standardet për të drejtat e njeriut, pastaj të fillojnë bisedimet për statusin. Tani kjo ka filluar të ndryshojë."

Javën e kaluar, ndalimi i dëbimit të pakicave në Kosovë u kërkua edhe nga deputetë liberalë dhe të gjelbër të Komisionit te Bundestagut për punë të Brendshme.