Republika Popullore e Kinës feston 60 vjetorin e themelimit
1 Tetor 2009Fillimisht në "Märkische Oderzeitung" e cila botohet në Frankfurt mbi Oder lexojmë:
"Kur Republika Popullore e Kinës të festojë me pompozitet të madh 60 vjetorin e themelimit të shtetit, do të zhvillohet edhe parada ushtarake me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por ky nuk është shkaku i vetëm, se përse sytë e botës drejtohen me shqetësim nga ky vend me popullsi kaq të madhe. Kina vetëm me forcën e saj ekonomike po i afrohet shumë superfuqisë së deritanishme SHBA-së. Ngjitja e saj, siç duket e pandalshme, shtron një pyetje. Çfarë roli do të luajnë demokracitë e botës, nqs forma të tjera të shtetit,-duke patur parasysh edhe Rusinë,- do të jenë më të suksesshme? Thirrjet e perëndimit për demokratizim në Kinë janë dobësuar në kushtet e domosdoshmërive ekonomike."
Ndërkaq gazeta "Süddeutsche Zeitung" sot i kushton vëmendje mënyrës se si perceptohet Gjermania në politikën e jashtme:
"E parë nga këndvështrimi i Parisit, Pekinit, apo Uashingtonit Gjermania vazhdon të jetë një vend i lidhur në prangat, që i ka vënë vetes. Ajo që për dekada me rradhë fillimisht u dëshërua, më vonë u pranua dhe në fund me rënien e murit u durua me ofshamë, po kthehet në problem. Gjermania përjetohet si partner i komplikuar, sepse për shumë shkaqe të arsyeshme dhe të paarsyeshme ka zhvilluar një ngathësi në politikën e jashtme. Kjo e bën Gjermaninë një aktor të vështirë, nganjëherë të pamundur ndërkombëtar".
Autor: Angjelina Verbica / Agjencitë e lajmeve
Redaktoi: Esat Ahmeti