Refugjatët e Cap Anamurit dëbohen nga Italia | Bota | DW | 22.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Refugjatët e Cap Anamurit dëbohen nga Italia

Nga Këshilli italian i refugjatëve vijnë protesta të ashpëra kundër dëbimit të refugjatëve afrikan

Katër nga refugjatët e Cap Anamurit të dëbuar sot nga autoritetet italiane

Katër nga refugjatët e Cap Anamurit të dëbuar sot nga autoritetet italiane


Në orët e hershme të mëngjesit kaloi koha për gati të gjithë refugjatët e Cap Anamurit në Itali. Pak para orës gjashtë nga aeroprti i Romës u ngrit avioni me destinacion Akrën, kryeqytetin e Ganës. Në bord 27 afrikanë të cilët u shpëtuan në detin mesdhe nga anija humanitare gjermane Cap Anamur.
Rreth orës tre të natës refugjatët u dërguan në bordin e një avioni të Gana Airways, secili në shoqërinë e një polici. Sipas televizionit italian në avion ka plasur sherri, disa prej afrikanëve kanë provuar të evitojnë me dhunë dëbimin e tyre. Policët janë detyruar disa herë të kthehen në avion për të qetësuar refugjatët e dëbuar. Ky ishte shkaku kryesor pse avioni ganez u nis me disa orë vonesë nga aeroporti italian.

Pas bisedimeve të policisë me kapitenin e avionit në fund janë nxjerrë jashtë katër prej 31 afrikanëve të cilët siç duket gjatë tërë kohës sulmuan rojet e tyre dhe nuk lejuan qetësimin e situatës. Protesta të ashpëra kundër dëbimit ndërkohë arrijnë nga Këshilli italian i refugjatëve.

"Sipas mendimit tim veprimet e qeverisë bien ndesh me ligjin për imigrim edhe pse ai është ndryshuar javën e kaluar nga gjykata kushtetuese. Ne tani do të ngrejmë padi kundër personave të cilët kanë urdhëruar dëbimin e këtyre refugjatëve" sqaroi avokati i Këshillit të refugjatëve, Bisaglia.

Gjykata e lartë italiane vendosi javën e kaluar që azilkërkuesit të mirren në pyetje nga një gjykatës para dëbimit të tyre. Sipas të dhënave të opozitës italiane kjo nuk ndodhi me rastin e refugjatëve të Cap Anamurit. Urdhëri për dëbimin e tyre siç duket ka ardhur drejtpërdrejt nga ministri i brendshëm Pisanu. Arsyetimi i tij: asnjë prej të shpëtuarëve nga Cap Anamuri nuk ka të drejtë azili në Itali. Ata kanë gënjyer kur kanë treguar nacionalitetin e tyre kinse vijnë nga rajoni Darfur i përfshirë nga lufta në Sudan.

"Hetimet e ndërgjegjshme të policisë treguan përfundimisht se asnjë prej 37 të huajëve nuk është i nacionalitetit sudanez", theksoi ministri Pisanu.

31 refugjatë të Cap Anamurit janë nga Gana, gjashtë nga Nigeria. Prej gjithsejt 37 tani në Itali kanë mbetur pesë. Katër refugjatët të cilët arritën të evitojnë dëbimin e tyre për në atdhe do të provohet sërish po sot që të nisen me ndonjë avion tjetër për në Ganë. Vetëm një refugjatë 29 vjeçar nigerian mund të qëndroj për momentin në Itali. Ai nuk ka gënjyer kur është pyetur për nacionalitetin e tij dhe ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e ministrisë së brendshme italiane.

Opozita dhe shoqatat sociale kritikojnë dëbimin e sotëm të refugjatëve për shkak se bie ndesh edhe me vendimin e Komisionit qendror të refigjatëve të Ministrisë së brendshme. Komisioni është shprehur që të paktën 22 prej refugjatëve të Cap Anamurit t`u njihet e drejta e qëndrimit në Itali. Fakti që ministri i brendhsmë Pisanu ka vepruar kundër vendimit të komisionit të ngritur nga vet ai është shqetësues, thekson Gjorgjo Bisaglia nga Këshilli i refugjatëve:

"Kjo është shqetësuese. Ekspertët e ministrisë janë shprehur që 22 të shpëtuarëve ju takon e drejta e qëndrimit të përkohshëm, kështu është shprehur edhe një sekretar shteti dhe pastaj del ministri dhe thotë për të gjithë jo" sqaron Bisaglia.

Opozita akuzon ministrin e brendshëm se i është nënshtruar presionit të partisë qeveritare populiste të djathtë e cila ka kohë që kërkon një kurs më të ashpër në politikën e imigrimit.

  • Data 22.07.2004
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSf
  • Data 22.07.2004
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSf
Reklamë