Qytetarët i preokupon jo vetëm statusi por edhe ekonomia | Ballkani | DW | 12.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qytetarët i preokupon jo vetëm statusi por edhe ekonomia

Në një raport të organizatës së kombeve të bashkuara për zhvillim, thuhet se në përgjithësi plani i statusit të Kosovës, i hartuar nga ndërmjetësi Marti Ahtisari, është i pranueshëm për shumicën shqiptare, ndërsa kundërshtohet fuqishëm nga shumica serbe.

Treg në Prishtinë

Treg në Prishtinë

Shqiptarët dhe serbët e Kosovës kanë shfaqur pikpamje të ndryshme rreth të ardhmës së tyre në Kosovë, ndërsa shprehen të pasigurt për disa pika të planit të statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Kështu thuhet në një raport i paralajmërimeve të hershme i përpiluar nga organizata e kombeve të bashkuara për zhvillim.

Raporti bazohet në përgjigjjet e shumë qytetarëve të Kosovës të intervistuar dhe përfshinë periudhën e parë të këtij viti. Shefi i UNDP-së, për Kosovë, Frode Mauring, thotë se shumica shqiptare dhe pakicave jo serbe në përgjithësi e pranojnë planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari, ndërsa kundër tij shprehen pjestarët e komunitetit serb. Mirëpo, vlerësimet ndryshojnë kur bëhet fjalë për pikat e planit.

Kur qyterarët janë pyetur për krijimin e komunave të reja, si pjesë e planit të Ahtisarit shumica e shqiptarëve të Kosovës, kanë shfaqur pikpamje negative, ndërsa shumica e serbëve ka shfaqur pikpamje pozitive. I njëjti vlerësim nga qytetarët është bërë edhe për zonat e mbrojtura për kishat dhe manastiret, thotë, Frode Mauring.

Një në 10 serb, është deklaruar se do ta lëshojë Kosovën nëse implementohet plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Ndërsa, një nga pesë serb thonë se do të emigrojnë vetëm për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, thotë Frode Mauring. Mirëpo,
në raport konstatohet se preukopimi më i madh qytetarëve të intervistuar, nuk është vetëm çështja e statusit dhe pakoja e Ahtisarit, por edhe gjendja e vështirë ekonomike. Sipas raportit, përgjegjës për këtë gjendje është qeveria e Kosovës.

Më shumë se gjysma e qytetarëve bësojnë se qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që të zgjidhë këtë çështje dhe jo administrata ndërkombëtare, thotë Frode Mauring. Sidoqoftë, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, kanë filluar të hartojnë raporte për gjendjen në Kosovë në të gjitha fushat. Kjo po bëhet në këtë fazë kur shumë shpejtë pritet që shumë kompetenca të kalojnë në duar të institucioneve të Kosovës. Hulumtimet dhe raportet e organizatave ndërkombëtare janë pjesë e përgatitjeve për fazën finale të tranzicionit në Kosovë, përkatësisht, për 120 ditëshin e parë pas zgjidhjes së statusit, kur edhe administrata ndërkombëtare do të largohet përfundimisht nga Kosova për t'i lënë vendin, një misioni të ri të BE-së, i cili do të jetë shumë më të vogël në numër.

  • Data 12.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWb
  • Data 12.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWb
Reklamë