Qeveria duhet të tregojë se ç´drejtim do të ndjekë pasi Jiang Zemin tërhiqet nga posti i shefit të forcave të armatosura | Bota | DW | 20.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveria duhet të tregojë se ç´drejtim do të ndjekë pasi Jiang Zemin tërhiqet nga posti i shefit të forcave të armatosura

Një lajm i thatë i agjencisë zyrtare të shtypit Ksinhua konfirmonte të dielën pasdite fjalët që qarkullonin më parë: se Jiang Zemin, dikur burri i fortë i Kinës, jep dorëheqjen nga posti i shefit të forcave të armatosura kineze. Pasues i tij do të jetë Hu Zhianto, që prej dy vjetësh kryetar i shtetit dhe i partisë. Me këtë është përmbyllur procesi i dorëzimit të pushtetit tek i ashtuquajturi brezi i katërt i udhëheqjes.

Jiang Zemin dhe Hu Zhianto

Jiang Zemin dhe Hu Zhianto

Ishte një lamtumirë si nëpër librat e ilustruar: televizioni kinez lexoi të plotë kërkesën e Jiang Zeminit për dorëheqje. Kuptohet që kërkesa përmbante edhe deklaratën që shprehte besimin e plotë të tij ndaj udhëheqjes së re. Nga ana tjetër Hu Zhianto demonstroi në televizion rrespektin e madh ndaj Jiang-ut dhe vlerësoi meritat e tij për popullin dhe partinë. Çasti i lamtumirës karakterizohej nga dëshira për harmoni.

Por gjatë muajve të fundit nuk është ndjerë asnjë fije harmonie mes Jiang-ut dhe Hu-së. Në klimën e të fshehtave përpara mbledhjeve të rëndësishme si mbledhja e fundit e plenumit të komitetit qendror të partisë komuniste përhapen edhe spekulimet lidhur me luftën për pushtet mes Hu-së dhe Jiang-ut. Ky i fundit para dorëzimit të shtabit brezit të katërt qeverisës në pranverën e vitit 2003 ia doli mbanë me dëshirën e vet, që në postin e kryetarit të komisionit qendror ushtarak të vazhdojë të influencojë ndjeshëm politikën kineze.

Si komandant suprem i ushtrisë Jiang mbante i vetëm jo vetëm pushtetin që rjedh prej forcave të armatosura, por ai pati pozicionuar edhe personelin e zgjedhur prej tij në postet kyce të pushtetit. Më shumë se gjysma e komisioneve të përhershme të byrosë politike, bërthama kjo e udhëheqjes kineze, mbështeste kampin e Jiang-ut. Edhe ky vetë nuk kursehej duke pritur rregullisht miq të lartë shtetërorë. Kurrësesi kjo nuk ishte detyra e tij, por një gjë e tillë e nxirrte atë rregullisht në artikujt kryesorë të gazetës popullore, organ i partisë. Gjatë vizitës së këshilltares amerikane të sigurisë Kondoleza Rajs në verë politikën ndaj Tajvanit ia sqaroi asaj Jiang Zemin dhe jo kryetari i partisë dhe i shtetit Hu Zhianto.

Hapësira e veprimit për Hu Zhianto dhe kryeministrin e tij Ven Zhiabao mbetet në sfond dhe e kufizuar prej Jiang Zeminit që vepron me zell. Pushteti i ndarë dukej i calë në një sistem të orientuar prej udhëzimeve nga lart. Një shembull: udhëheqja e re propagandonte një zbehje të zhvillimit ekonomik, madje bënte fjalë për një ekonomi të prapambetur. Por kjo nuk tingëllonte aspak pmirë në veshët e drejtuesve të provincave - vecanërisht të atyre të Lindjes që po lulëzon. Udhëheqësit e këtij rajoni i përmbahen zhvillimit ekonomik me cdo kusht. Në këtë drejtim ata shihnin tek Jiang Zemin një aleat të fuqishëm, i cili e ka përfaqësuar këtë kurs për një dhejtëvjecar e gjysmë. Ndonëse në Pekin si rjedhojë u vendos që t´u zihej fryma investimeve, në praktikë nëpër provinca me mbështetjen e kampit të Jiang-ut nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Nëse vërtetë ka pasur luftë për pushtet pas kuintave, rezulton se këtë e ka fituar Hu Zhianto. Pas tërheqjes së Jiang nga kryesia e komisionit qendror të ushtrisë më në fund Zhianto do t´i ketë të gjitha frenat e pushtetit në duart e veta. Hu Zhianto deri më sot është dëshmuar si një taktikues i kujdeshsëm dhe i rafinuar. Por qëllimet e mëtejshme politike të tij kanë mbetur të pazbuluara. Tani për të ka ardhur koha që t´i shpalosë këto qëllime dhe të bëjë të qartë, se çfarë kursi do të ndjekë. Tani Zhianto mund të tregojsë, se ç´rëndësi kanë për të ata që humbasin nga procesi i modernizimit kinez. Tani ai duhet të tregojë, se ç´vlerë ka formula e pagëzuar prej kryeministrit Ven për një "ngjitje paqësore të Kinës" lidhur me Tajvanin. Koha do ta tregojë, nëse Hun Zhianto fsheh vërtetë ndonjë axhendë pas buzëqeshjes së tij.

  • Data 20.09.2004
  • Autor Matias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSG
  • Data 20.09.2004
  • Autor Matias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSG
Reklamë